“Shqipëria dhe Bullgaria janë miq dhe partnerë të ngushtë"
"Gjithashtu, ne ndajmë shumë tradita dhe gatime. Të gjithë e duam banicën/byrekun, të gjithë zotërojmë mentalitetin tipik krenar ballkanik dhe të gjithë ndajmë pikëpamje të ngjashme për çështjet sociale. Mikpritja e madhe është një tjetër karakteristikë e të dy popujve tanë. Kam shumë respekt për ato kombe që kanë arritur të krijojnë dhe ruajnë identitetin e tyre, dhe Shqipëria dhe Bullgaria kanë qenë të suksesshme në këtë drejtim” - shprehet Ambasadorja Donika Hoxha për revistën "Bankers".