Sh. S. Znj. Inid Milo
Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Bullgarisë
Znj. Inid Milo eshte Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Bullgarisë.
Ajo mbërriti in kryeqytetin bullgar të Sofjes në dt. 6 dhjetor 2023.
Inid Milo është një diplomate karriere e Sherbimit diplomatik të Shqipërisë, qe prej majit te vitit 2004.
Më parë, ajo ka shërbyer si Kryetare e Task Forcës shqiptare për Kryesinë shqiptare të OSBE-së 2020, dhe Partnerëve për Bashkëpunim gjate viteve (2019-2021)
Inid Milo ka qenë më parë, edhe Drejtore për NATO-n dhe Politikat e Sigurisë në MEPJ. (2018-prill 2019)
Në karrieren e saj diplomatike, Inid Milo ka shërbyer në disa pozicione diplomatike; fillimisht ne Ambasaden shqiptare ne Berlin (Mars 2006-tetor 2008); me pas në Misionin e Përhershëm shqiptar në OKB-Gjenevë, Zvicer, (2009-2012), ku mbuloi çështjet e te drejtave te njeriut dhe ato humanitare;
Me tutje, (2012-2014) ajo sherbeu si Këshilltare Politike në Delegacionin e Përhershëm Shqiptar në NATO/Bruksel, Belgjike, në mbulim te dosjes politike ne Mision. Nderkohë ne prill 2014, znj. Milo u emërua sërisht si Këshilltare/Numri dy në Ambasadën Shqiptare në Berlin, deri në janar 2018.
Inid Milo ka sherbyer edhe ne detyra te tjera, ku fillimisht (2002) iu bashkua administratës së Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, Departamentit të Politikave të Informacionit dhe Politikës, për rreth 14 muaj deri në shkurt 2004.
Inid Milo ka përfunduar studimet e pergjithshme, dhe Master (Mag.phil) per Shkenca Politike, Histori dhe Publicistikë, në Universitetin e Vjenës në tetor 2002.
Znj.Inid Milo zotëron disa gjuhë te huaja, në nivelet e larta te punës, si anglisht, gjermanisht, por edhe italisht dhe greqisht. Përgjatë karrieres së saj diplomatike, ka ndjekur dhe përfunduar, disa programe të nivelit të lartë kualifikues, në fushën e diplomacisë, marrëdhënieve nderkombetare, dhe politikave europiane të sigurisë.