Ambasadorja e emëruar e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Bullgarisë Inid Milo, i dorëzoi kopjet e letrave kredenciale Zëvendësministres së Punëve të Jashtme të Bullgarisë Irena Dimitrova!

Më 11 dhjetor, Ambasadorja e emëruar e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Bullgarisë Inid Milo, i dorëzoi kopjet e letrave kredenciale Zëvendësministres së Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Irena Dimitrova.
Në takimin me Zëvendësministren, Ambasadorja Milo diskutoi për dinamikën e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Bullgarisë dhe shprehu gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
Zëvendësministrja Dimitrova përsëriti mbështetjen e Bullgarisë për Shqiperine veçanërisht në drejtim të avancimit të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Irena Dimitrova i uroi ambasadores Milo një mandat të suksesshëm në Bullgari dhe konfirmoi gatishmërinë e saj për bashkëpunim aktiv në të ardhmen.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rruga Aksaskos, 20, kati i 4-rt
Sofje, Bullgari

Tel / Fax

Tel. +359 29433857
Fax. +3592 943 3069
Emergency
+359 89 4311493

'

E-MAIL

embassy.sofia@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
09:00 - 17:00

E premte
09:00 - 15:00