Ambasadorja e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Bullgarisë, Inid Milo i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev.

Më 31 janar, Ambasadorja e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Bullgarisë, Inid Milo i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev.

Pas ceremonisë, Ambasadorja Milo pati një takim kortezie me Presidentin Radev ku u diskutua për dinamikën e bashkëpunimit dypalësh mes Shqipërisë dhe Bullgarisë dhe u theksuan marrëdhëniet e veçanta mes dy vendeve.

Biseda me Presidentin Radev u ndal në mundësinë e realizimit të projekteve të përbashkëta në të ardhmen, veçanërisht në fushën e transportit dhe ndërlidhjes rajonale. Presidenti bullgar shprehu edhe një herë mbështetjen e Bullgarisë për rrugëtimin evropian të Shqipërisë.

 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rruga Aksaskos, 20, kati i 4-rt
Sofje, Bullgari

Tel / Fax

Tel. +359 29433857
Fax. +3592 943 3069
Emergency
+359 89 4311493

'

E-MAIL

embassy.sofia@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
09:00 - 17:00

E premte
09:00 - 15:00