Ambasadorja Inid Milo takim kortezie me Zëvendësministren e Punëve të Jashtme Elena Shekerletova.

Më 18 janar, Ambasadorja Inid Milo zhvilloi një takim kortezie me Zëvendësministren e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Elena Shekerletova.

Gjatë takimit u konstatua bashkëpunimi i mirë ndërmjet Shqipërisë dhe Bullgarisë si në marrëdhëniet dypalëshe ashtu edhe brenda organizatave ndërkombëtare. U diskutuan mundësitë për intensifikimin e lidhjeve tregtare dhe ekonomike me fokus turizmin.

U nënvizua bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy vendeve si dhe për planet e ardhshme dhe aktivitetet kulturore të Ambasadës në kryeqytetin e Bullgarisë. Të dyja palët theksuan rolin dhe rëndësinë e diplomacisë publike për të rritur më tej ndërgjegjësimin për Shqipërinë në Bullgari.
 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rruga Aksaskos, 20, kati i 4-rt
Sofje, Bullgari

Tel / Fax

Tel. +359 29433857
Fax. +3592 943 3069
Emergency
+359 89 4311493

'

E-MAIL

embassy.sofia@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
09:00 - 17:00

E premte
09:00 - 15:00