Articles

Mirë se vini në faqen zyrtare të Ambasadës!

Albanian

Mirë se vini në faqen tonë!
Jeni zhvendosur së fundmi në Bullgari dhe dëshironi të jeni të përditësuar me politikën e jashtme të Shqipërisë, marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, mundësitë dhe ngjarjet e reja në Bullgari dhe të gjeni informacione më të dobishme për çështjet konsullore? Atëherë ju keni ardhur në adresën e duhur.

Ambasadorja e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Bullgarisë, Inid Milo i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev.

Albanian

Më 31 janar, Ambasadorja e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Bullgarisë, Inid Milo i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev.

Pas ceremonisë, Ambasadorja Milo pati një takim kortezie me Presidentin Radev ku u diskutua për dinamikën e bashkëpunimit dypalësh mes Shqipërisë dhe Bullgarisë dhe u theksuan marrëdhëniet e veçanta mes dy vendeve.

Kremtohet 111-vjetori i Pavarësisë

Albanian

Në ditën e hapjes së Kongresit të Alfabetit dhe në 115 vjetorin e tij, Ambasada e Shqipërisë kremtoi 111-vjetorin e Pavarësisë, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë të shtetit dhe qeverisë bullgare, deputetë, ambassadorë dhe pjesëtar të trupit diplomatik në Bullgari, bashkëqytetarë dhe të ftuar të tjerë të shquar, miq të Shqipërisë.

Shqipëria dhe Bullgaria janë partnerë besnikë. Ata kanë të përbashkët jo vetëm të kaluarën, por edhe të ardhmen.

Ambasadorja Donika Hoxha u nderua sot me Urdhrin e Kalorësit Madara të rangut 1

Albanian

Në një ceremoni të veçantë, ambasadorja Donika Hoxha u nderua sot me Urdhrin e Kalorësit Madara të rangut 1 nga Presidenti i Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev, për kontributin e saj në zhvillimin dhe thellimin e marrëdhënieve bullgaro-shqiptare, të cilat bazohen në besim reciprok, mirëkuptim dhe miqësi.

Pasdite letrare në Sofje

Albanian

Pasditja letrare ishte aktiviteti kulturor që u organizua në kuadër të Tetorit të Librit. Eventi pati për qëllim theksimin e rëndësisë së gjuhës shqipe mes të rinjve bullgar që mësojnë gjuhën tonë & studentëve shqiptar për të mos lënë në harresë, gjuhën amtare. Grupi i studentëve të Ballkanistikës në Universitetin e Sofjes, ndër bashkëpuntorët më të ngushtë të përfaqësisë diplomatike shqiptare në Sofje, sëbashku me studentët shqiptar lexuan poezi, prozë dhe kënduan këngë - të gjitha ne shqip.

 

Takim i Ambasadores Donika Hoxha me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Bullgarisë

Albanian

Ambasadorja Donika Hoxha zhvilloi një takim me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Bullgarisë z. Rossen Zhelyaskov. Takimi u përqëndrua në mërrëdhëniet e mira dypalëshe midis Republikës së Shqiperisë dhe Republikës së Bullgarisë, intensifikimin e marrëdhënieve parlamentare mes dy vendeve, situatën në rajon dhe zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.
 

Festohen 110 vjet marrëdhënie diplomatike me Bullgarinë

Albanian

Festimi i një momenti të jashtëzakonshëm në historinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe miqësore, 110 vjet marrëdhënie diplomatike dhe 30 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Miqësisë dhe Bashkëpunimit u bë në një atmosferë të mrekullueshme, me muzikë shqiptare dhe bullgare, me sopranon Ramona Tullumani, pianisten Ardita Bufaj dhe violinistin Lorenc Radovani, mes personaliteteve të larta, miqve dhe ambasadorëve të huaj.

Në të njëjtën kohë, Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Tiranë përuroi ekspozitën e piktorit bullgar Vasil Stojev.

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Megi Fino takohet në Sofje me Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Kostadin Kozhabashev

Albanian

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Megi Fino u takua në Sofje me Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Kostadin Kozhabashev dhe diskutuan për marrëdhëniet tradicionale dhe miqësore mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, si dhe për mënyrat e reja si të rrisim bashkëpunimin në të gjitha fushat.

Në vitin 2023, Bullgaria dhe Shqipëria festojnë 110 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, si dhe 30 vjet nga nënshkrimi i Traktatit dypalësh të Miqësisë dhe Bashkëpunimit.

Përurohet Këndi i Shqipërisë pranë Bibliotekës Kombëtare të Bullgarisë

Albanian

Fjala e Ambasadores Donika Hoxha me rastin e inaugurimit të Këndit të Shqipërisë në Bibliotekën Kombëtare të Bullgarisë:

E nderuara zonja Drejtoreshë, Shkëlqesi, folës të gjuhës shqipe, zonja dhe zotërinj,

Prezantohet në Sofje përkthimi në bullgarisht i pjesës I të trilogjisë së dramaturgut dhe shkrimtarit Stefan Çapalikut "Secili çmendet simbas mënyrës së vet"

Albanian

Mbushur plot salla në Universitetin e Sofjes Shën Klimenti i Ohridskit me rastin e prezantimit të përkthimit në bullgarisht të pjesës I të trilogjisë së dramaturgut dhe shkrimtarit të njohur shqiptar Stefan Çapalikut "Secili çmendet simbas mënyrës së vet". Një libër mjaft interesant për ata që duan të njohin historinë e së shkuarës së Shqipërisë, pavarësisht se është e zymtë.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rruga Aksaskos, 20, kati i 4-rt
Sofje, Bullgari

Tel / Fax

Tel. +359 29433857
Fax. +3592 943 3069
Emergency
+359 89 4311493

'

E-MAIL

embassy.sofia@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
09:00 - 17:00

E premte
09:00 - 15:00