Investoni në Shqipëri

Fuqia Punëtore

Shqipëria, ofron jo vetëm një forcë punëtore shumë të aftë, por edhe me kosto më të ulët në rajon.

Marrëdhëniet e punës ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit janë të rregulluara nga kontrata pune individuale ose kolektive, në bazë të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Për statusin e nëpunësit civil”.

Shqipëria aderon në të gjitha organizatat themelore të punës dhe konventat ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve.

 

Infrastruktura dhe Shërbimet

Vendndodhja dhe lidhja me korridoret më të rëndësishme evropiane e vendos Shqipërinë në një pozicion gjeografikisht strategjik dhe unik. Shqipëria lidh vendet perëndimore mesdhetare me vendet e Ballkanit dhe të Azisë.

Ky pozicion gjeostrategjik në Ballkan dhe Evropë konsiderohet si një portë lidhëse ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit.

 

Transporti Rrugor

Rrjeti rrugor i Shqipërisë, përfshirë rrugët interurbane kryesore, rrugët interurbane dytësore dhe ato urbane dhe përbëhet prej rreth 18,600 km.

Në lidhje me infrastrukturën, një nga projektet më të mëdha ishte përfundimi i autostradës Durrës-Kukës-Morinë, e quajtur “Rruga e Kombit”.

Autostrada në fjalë, me një gjatësi prej 170 kilometra, ka sjellë një impakt pozitiv në shkëmbimet tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

 

Transporti Detar

Shqipëria, me rreth 440 km vijë bregdetare, ka kushte të favorshme natyrore dhe burime reale për zhvillimin e të gjitha aktiviteteve, transportit, turizmit, peshkimit me të gjitha vendet bregdetare të pellgut të Adriatikut dhe më gjerë.

Shqipëria është e arritshme nga disa porte, të vendosura në anën lindore të detit Adriatik dhe Jon.

 

Transporti detar realizohet në katër portet kryesore shqiptare: Autoriteti Portual Durrës, Porti Detar Vlorë, Porti Detar i Shëngjinit, Porti Detar Sarandë si dhe portet e karburanteve, Romano-Port dhe Petrolifera Port.

 

Transporti Ajror

Aktualisht, zhvillimi i transportit ajror shqiptar është i fokusuar në aeroportin e vetëm ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Rinasit. TIA, (Tirana International Airport) menaxhohet dhe operohet nga Partneriteti Privat-Publik.

Një nga prioritetet e transportit ajror është investimi për qëllime të brendshme e turistike.

Ndërtimi i një aeroporti në jug të vendit, me qëllim zhvillimin e transportit të brendshëm ajror, si dhe zgjerimin e shërbimeve të transportit ajror ndërkombëtar, është një objektiv që mund të sjellë krijimin e një tregu konkurrues me shërbime ajrore të liberalizuara.

Është ndërtuar dhe është funksional tashmë Aeroporti i Kukësit, si edhe është në fazë koncesioni aeroporti i Vlorës, ndërtimi i të cilit pritet të fillojë së shpejti.

 

Transporti Hekurudhor

Rrjeti hekurudhor shqiptar ka në përdorim 416 km linjë hekurudhore kryesore teke, (me një binar) në funksion 343.35 km dhe rreth 92 km linja sekondare, të stacioneve dhe degëzimeve industriale.

Stacione hekurudhore janë gjithsej 45, në të cilët kryhet procesi i shkëmbimit të trenave dhe i përpunimit të tyre.

 

Telekomunikacioni

Sektori shqiptar i telekomunikacionit është përmirësuar ndjeshëm në vitet e fundit. Për më tepër, sektori i telekomunikacionit është një nga mundësitë kryesore të zhvillimit në Shqipëri.

Sektori i telekomunikacionit është i përbërë nga, katër sektorë: IT, Zhvillimi i Software, IT Hardware dhe BPO.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rruga Aksaskos, 20, kati i 4-rt
Sofje, Bullgari

Tel / Fax

Tel. +359 29433857
Fax. +3592 943 3069
Emergency
+359 89 4311493

'

E-MAIL

embassy.sofia@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
09:00 - 17:00

E premte
09:00 - 15:00