Shërbime të Ambasadës

Në kuadër të dixhitalizimit dhe ofrimit të një shërbimi sa më të shpejtë, që nga viti 2017, të gjitha shërbimet konsullore ofrohen online përmes platformës SHKO (Shërbimi Konsullor Online).

Aplikimi online për shërbimet konsullore të ofruara bëhet nëpërmjet link–ut të mëposhtëm: http://punetejashtme.gov.al/sherbimet-konsullore-online/ose duke përdorur Shërbimi Konsullor Online në faqen e Ambasadës.

Për një shërbim sa më cilësor dhe korrekt si dhe për çdo paqartësi, lutemi tëna kontaktoni në adresën: embassy.sofia@mfa.gov.al

Ambasada e Republikës sëShqipërisënëSofje ofron këto shërbime konsullore:

1. Aplikim për asistencë

a) asistencë e përgjithshme - synohet ruajtja e interesave të shtetasve shqiptarë, persona fizike dhe juridikë, të mitur, të paaftë, sidomos kur kërkohet vendosja në kujdestari. Gjithashtu, ofrohet ndihmë për sqarimin e shtetasve shqiptare për zgjidhjen e problemeve të tyre si dhe mundësohet ofrimi i avokatëve dhe përkthyesve në rastet, kur shtetasit shqiptarë kanë nevojë.

b) asistencë për shtetasit shqiptar të humbur – ofrohet ndihmë për shtetasit shqiptarë, që kanë humbur kontaktet me familjarët dhe të afërmit e tyre dhe gjenden në situatë të vështirë. Theksojmë se Përfaqësia ndërpret komunikimin me familjarët dhe të afërmit nëse kjo është në kundërshtim me dëshirën e shtetasit në vështirësi.

c) asistence për shtetasit shqiptar të ndaluar ose arrestuar – ofrohet ndihmë për shtetasit shqiptar, të ndaluar ose të arrestuar si dhe mundësohet ndërmjetësimi me autoritetet kompetente në Bullgari. Theksojmë se Përfaqësia nuk mund të interesohet nëse shtetasi i ndaluar ose arrestuar nuk e dëshiron ndihmën. Gjithashtu, Përfaqësia ndërpret komunikimin me familjarët, kur shtetasi i ndaluar ose arrestuar e kërko

2. Aplikim për fitimin, rifitim dhe lënien e shtetësisë shqiptare

a) shtetësi me dhënie – nënkupton fitimin e shtetësisë shqiptare për persona me origjinë shqiptare. Aplikimi është individual, përveçse në rastin e të miturve, aplikimi bëhet nga prindërit e tyre. Dokumentacioni duhet të jetë original, pa gabime dhe korrigjime;

b) shtetësi me njohje - nënkupton fitimin e shtetësisë shqiptare për persona me origjinë shqiptare. Aplikimi është individual, përveçse në rastin e të miturve, aplikimi bëhet nga prindërit e tyre. Dokumentacioni duhet të jetë original, pa gabime dhe korrigjime;

c) rifitim shtetësie – nënkupton fitimin e shtetësisë shqiptare nga shtetasi, i cili ka hequr dorë më parë nga kjo shtetësi për shkak të premtimit të një shtetësie tjetër. Shtetasi e rifiton shtetësinë shqiptare edhe në qoftë se nuk e ka fituar shtetësinë e premtuar. Dokumentacioni duhet të jetë original, pa gabime dhe korrigjime ;

d) lënie shtetësie – nënkupton heqjen dorë nga shtetësia shqiptare për shkak të premtimit të një shtetësie tjetër. Dokumentacioni duhet të jetë original, pa gabime dhe korrigjime.

3. Aplikim për leje kalimi

a) leje kalimi (laissez passer) –pajisja me këtë dokument udhëtimi bëhet për të miturit dhe të rriturit, të cilët nuk kanë një dokument udhëtimi të vlefshëm për kthimin në Shqipëri. Për të miturit, aplikimi bëhet nga prindërit ose nga njëri prind me pëlqimin e prindit tjetër të dhënë me anë të një deklarate noteriale. Në rastin e të miturit në kujdestari, kërkohet paraqitja e dokumentacionit, që vërteton kujdestarinë. Për personat e ndaluar, arrestuar ose burgosur, nuk është e nevojshme paraqitja e tyre. Në këtë rast, mund të bëhët aplikimi nga ana e autoriteteve kompetente bullgare. Përjashtim nga paraqitja fizike bëhet edhe për arsye të forta shëndetësore;

b) leje transport trupi – nënkupton pajisjen me leje për të transportuar drejt Shqipërisë shtetasin shqiptar, që ka ndërruar jetë në Bullgari. Familjarët duhet të marrin aktin e vdekjes dhe ta legalizojne ose apostilojnë në mënyrë që të bëhet çregjistrimi i personit të vdekur.

4. Aplikim për akte të gjendjes civile

a) regjistrim fëmije – nënkupton regjistrimin e fëmijëve të lindur në Bullgari. Theksojmë se regjistrimi i fëmijës bëhet në Zyrat e Gjendjes Civile në Shqipëri dhe se Përfaqësia përcjell dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim. Akti i lindjes duhet të jëtë i përkthyer dhe i legalizuar ose apostiluar;

b) regjistrim martese - nënkupton regjistrimin e martesës së lidhur në Bullgari. Theksojmë se regjistrimi i martesës bëhet në Zyrat e Gjendjes Civile në Shqipëri dhe se Përfaqësia përcjell dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim. Akti i martesës duhet të jëtë i përkthyer dhe i legalizuar ose apostiluar;

c) regjistrim vdekjeje - nënkupton regjistrimin e vdekjes së ndodhur në Bullgari. Theksojmë se regjistrimi i vdekjes bëhet në Zyrat e Gjendjes Civile në Shqipëri dhe se Përfaqësia përcjell dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim. Akti i vdekjes duhet të jëtë i  përkthyer dhe i legalizuar ose apostiluar;

d) lidhje martese me shtetas shqiptar – nënkupton lidhjen e martesës në Përfaqësi për dy shtetas shqiptar. Theksojmë se dëshmitarët duhet të jenë shtetas shqiptarë, dhe nuk duhet të jenë pjesëtarë të familjes së dy bashkëshortëvë të ardhshëm;

e) lidhje martese me shtetas të huaj – nënkupton lidhjen e martesës mes një shtetasi shqiptar dhe një shtetasi të huaj. Në këtë rast, për shtetasin e huaj kërkohen: leja e martesës nga vendi i origjinës, çertifikatë lindjeje, fotokopje e pasaportës biometrike, vërtetim për statusin e gjendjes civile. Ky dokumentacion duhet të jetë i përkthyer dhe ilegalizuar ose i apostiluar.

5. Aplikim për akte noteriale

a) prokurë e posaçme –për shtetasit shqiptarë me rezidencë ose banim në Bullgari. Mund të redaktohen prokura të thjeshta, që në thelb nuk synojnë lindjen, ndryshimin apo shuarjen e të drejtave dhe detyrimeve të përfaqësuesit; prokura për tërheqje dokumentacioni nga zyrat e gjendjes civile si: çertifikata personale, familjare, vërtetime vendbanimi etj, për kryerje regjistrimi në këto zyra si: regjistrim fëmije, martese, vdekjeje; prokura të posaçme për denoncim humbje dokumentacioni, për ndjekjen e procedurave për legalizimin e banesave, për tërheqjen e dëmshpërblimeve për të përndjekurit ose të tjera të ngjshme; prokura për tërheqje pensioni, përdorim të përkohshëm automjeti, për kryerjen e formaliteteve të qiradhënies së banesave, për përfaqësim në gjykatë  për çështje divorci dhe njohje vendimi të gjykatave të huaja në Shqipëri.

Theksojmë se Përfaqësia nuk mund të redaktojë: prokura të përgjithshme; prokura, që kanë të bëjnë me pronësinë për pasuri të luajtshme; prokura, që kanë të bëjnë me pasuri të paluajtshme, prokura për të drejtat e uzufruktit, enfiteozës, rentës jetësore dhe servitutit; prokura për kontratat e garancisë mbi përmbushjen e detyrimeve, që rrjedhin nga veprime juridike si dhe çdo prokurë tjetër, që nuk është parashikuar në rastet e lejimit të lëshimit të prokurës;

b) autentifikim nënshkrimi – nënkupton vërtetimin e autenticitetit të nënshkrimit të dokumentit të lëshuar nga funksionarët dhe autoritetet shqiptare;

c) ekstrakt dokumenti (dublikatë) – nënkupton lëshimin e një dublikate për një dokumenti original me të njëjtën vlerë si origjinali;

d) deklaratë noteriale – nënkupton redaktimin e daklaratave në bazë të kërkesave të kërkuesit. Mund të redaktohen: deklarat për njohje fëmije, për pajisje fëmije me pasaportë, për dhënie pëlqimi për ndjekjen e procedurës së regjistrimit të fëmijës nga Përfaqësia, për dhënie pëlqimi për ndjekjen e procedurës së nxjerrjes së lejes së kalimit nga prindi tjetër, për udhëtimin e fëmijës me njërin prind, për pension etj;

e) procesverbal – nënkupton dokumentimin e ndodhive ose të proceseve të ndryshme;

f) deklarata të ndryshme - nënkupton redaktimin e daklaratave në bazë të kërkesave të kërkuesit. Mund të redaktohen: deklaratat për njohje fëmije, për pajisje fëmije me pasaportë, për dhënie pëlqimi për ndjekjen e procedurës së regjistrimit të fëmijës nga Përfaqësia, për dhënie pëlqimi për ndjekjen e procedurës së nxjerrjes së lejes së kalimit nga prindi tjetër, për udhëtimin e fëmijës me njërin prind, për pension etj

6. Vërtetime

a) Vërtetim konsullor mbi të dhënat e sakta –lëshohet në ato raste kur kemi të bëjmë me dokumente të ndryshme, që paraqesin të dhëna të ndryshme;

b) Vërtetim konsullor identiteti – lëshohet kur personi nuk ka ende një dokument identifikimi. Ky vërtetim lëshohet me foto personale të aplikuesit;

c) Vërtetim çertifikatë martese – lëshohet për shtetasin shqiptar në përputhje me aplikimin;

d) Vërtetime konsullore të ndryshme –lëshohen bazuar në kërkesat e ndryshme të aplikuesve Mund të redaktohen: vërtetim pensioni, për mbiemrin para martese, për faktin se është beqar/e, për datën e divorcit, për faktin se janë motër e vëlla etj;

e) Vërtetim konsullor mbi të dhënat personale – nënkupton vërtetimin e gjeneraliteteve si: emri, mbiemri, atësia, amësia, gjendja civile etj;

f) Vërtetim çertifikatë lindjeje – nënkupton vërtetimin e të dhënavë të gjendjes civilenë përputhje me aplikimin;

g) Vërtetim çertifikatë familjare – nënkupton vërtetimin e të dhënave të trungut familjar në përputhje me aplikimin;

h) Njësim me origjinalin – nënkupton njësimin e kopjeve të dokumentave të lëshuara nga  autoritetet shqiptare ose bullgare me origjinalin;

i) Vërtetim mbi verifikimin e lejes së drejtimit – nënkupton pajisjen me këtë dokument në rastet kur është i domosdoshem përdorimi i tij për aplikuesin;

j) Vërtetim mbi verifikimin e gjendjes gjyqësore – nënkupton pajisjen me këtë dokument në rastet kur është i domosdoshem përdorimi i tij nga aplikuesi.

 

7. Legalizim i dokumentave të huajahttp://punetejashtme.gov.al/aplikim-per-legalizimin-e-dokumenteve-te-leshuara-nga-institucione-te-huaja/

Legalizimi i dokumentave të huaja nënkupton legalizimin e dokumenteve të prodhuara nga autoritetet e huaja. Dokumentacioni duhet të jetë original, pa gabime dhe korrigjime. 

                                                                                                                                                                          

8. Aplikim për vizahttp://punetejashtme.gov.al/aplikim-per-vize/

 

Aplikimi për vizanënkupton pajisjen me vizë për shtetasin e huaj për të hyrë në territorin shqiptar. Vizat shqiptare ndahen në dy kategrori: ne viza të tipit “C” dhe viza të tipit “D”.

Viza e tipit “C” nënkupton qëndrim afatshkurtër dhe jepejt për shtetasit e huaj, që kërkojnë të qëndrojnë në territotin e Shqipërisë deri në 90 ditë brenda 180 ditëve duke filluar nga data e hyrjes së parë. Mund të lëshohet me një, dy ose shumë hyrje-dalje.

Viza e tipit “D” nënkupton qëndrim afatgjatë dhe jepet për shtetasit e huaj, që kërkojnë të qëndrojnë në Shqipëri më shumë se 90 ditë Brenda 180 diteve. Për këta shtetas mund të jepet Leja e qëndrimit pas hyrjes ne Shqipëri.. Mund të jepet me një, dy apo shumë hyrje-dalje.

 

Kostot e shërbimeve konsullore:

  1. Shtetësi me dhënie – 30 euro;
  2. Shtetësi me njohje – 30 euro;
  3. Rifitim shtetësie – 30 euro;
  4. Lënie shtetësie – 30 euro;
  5. Leje kalimi – 30 euro;
  6. Lidhje martese me shtatas shqiptar – 30 euro;
  7. Lidhje martese me shtetas të huaj – 30 euro;
  8. Prokurë e posaçme – 20 euro për faqe;
  9. Autentifikim nënshkrimi – 20 euro;
  10. Ekstrakt dokumenti (dublikatë) – 20 euro;
  11. Deklaratë noteriale – 20 euro;
  12. Procesverbal – 20 euro;
  13. Deklarata të ndryshme – 20 euro;
  14. Vërtetim konsullor mbi të dhënat e sakta – 30 euro;
  15. Vërtetim konsullor identiteti – 30 euro;
  16. Vërtetim çertifikatë martese – 30 euro;
  17. Vërtetime konsullore të ndryshme – 30 euro;
  18. Vërtetim konsullor mbi të dhënat personale – 30 euro ;
  19. Vërtetim çertifikatë lindjeje – 30 euro;
  20. Vërtetim për çertifikaë familjare – 30 euro;
  21. Njësim me origjinalin – 20 euro;
  22. Vërtetim mbi verifikimin e lejes së drejtimit – 30 euro;
  23. Vërtetim mbi verifikimin e gjendjes gjyqësore – 30 euro;
  24. Legalizim i dokumentave të huaja – 15 euro për shtetasit shqiptar, për shtetasit e huaj në bazë reciprociteti
  25. Aplikimi për viza – në bazë reciprociteti.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rruga Aksaskos, 20, kati i 4-rt
Sofje, Bullgari

Tel / Fax

Tel. +359 29433857
Fax. +3592 943 3069
Emergency
+359 89 4311493

'

E-MAIL

embassy.sofia@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
09:00 - 17:00

E premte
09:00 - 15:00