Ambasada e Shqipërisë në Sofje organizoi aktivitetin e parë të degustimit të verërave shqiptare në Bullgari. Ky aktivitet ishte një mundësi për të ndarë bashkë momente të kulturës, historisë dhe traditës së dy vendeve pas një periudhe shumë të vështirë pandemike.
Në aktivitet u prezantuan kanitnat: Duka dhe Herta nga Durrësi, Nurellari nga Berati, Faba nga Fieri, Shoqëria e Verës dhe Bejko nga Përmeti, Vreshti i Pashait nga Korça, Mrizi i Zanave dhe Kallmet nga zona e Shkodrës. Kantina dhe Distileria Kinolli ofroi rakinë më të mirë për të ftuarit.
Shqipëria ka shumë varietete autoktone rrushi, ku vreshtat zënë më shumë se 10,000 hektarë dhe tradita shumëmijëvjeçare e verërave kënaq adhuruesit e kësaj pije. Vendi ka më shumë se 2800 vjet kulturë vreshtarie, që u zhvillua në shekullin VIII para Krishtit mbi bazën e varieteteve autoktone të rrushit që i mbijetuan epokës së akullit, duke e bërë Shqipërinë një nga vendet më të vjetra prodhuese të verës në Evropë.
Që nga viti 2000, prodhimi i rrushit nga vreshtat është rritur në mënyrë drastike: në vitin 2019 krahasuar me vitin 2000, prodhimi i rrushit të vreshtit është rritur 3.5 herë (nga një bazë e ulët prej 35,522 tonë në vitin 2000 në 113,854 tonë në 2019). Sipërfaqja e rrushit është rritur me shpejtësi - pothuajse është dyfishuar. Ekziston një potencial për të zëvendësuar importet në sektorin e verërave në Shqipëri. Ka potencial për të rritur eksportet me Bullgarinë.
Shqipëria mund të ndahet në 4 rajone të verërave, të cilat përcaktohen kryesisht nga lartësia e tyre: fusha bregdetare, rajoni kodrinor qendror, rajoni malor lindor dhe rajoni malor. Durrësi, Berati, Përmeti, Fieri, Korça dhe Shkodra si dhe Tirana dhe Vlora janë qytetet kryesore për përpunimin e verës. Varietetet kryesore autoktone të rrushit janë Shesh (bardh e zi), Kallmet, Vlosh, Serine, Pules, Ceruje, Mjaltez, Debin (bardh e zi) Kryqes, Mavrud, Manakuq, Koteke, Vranac, Stambolleshe, Babasan, Tajge (bardh e zi). ) etj.