Zbulo Shqipërinë

Sektori i turizmit

Udhëtimi dhe turizmi është një ndër sektorët më të rëndësishëm dhe ka një peshë të madhe për ekonominë shqiptare, punësimin, si dhe për parashikimet e tij pozitive të rritjes. Sektori i turizmit në vitin 2019 regjistroi një kontribut të drejtpërdrejtë prej 358.3 miliardë lekësh, me një kontribut të përgjithshëm prej 21.2% të PBB-së, duke e pozicionuar këtë sektor si një nga kontribuesit kryesorë të zhvillimit ekonomik.

Kjo, kryesisht, reflekton aktivitetin ekonomik të gjeneruar nga industri të tilla, si: hotelet, agjentët e udhëtimit, linjat ajrore dhe mënyrat e tjera të transportimit të pasagjerëve. Në vitin 2019, sektori i turizmit regjistroi një kontribut prej 22.2% në punësimin e përgjithshëm në Shqipëri, duke krijuar rreth 254 300 vende pune.

 

Sektori i prodhimit

Shqipëria ka një sektor të fortë dhe të gjallë të prodhimit, i cili drejtohet nga ndërmarrje mjaft të suksesshme në industrinë e tekstilit dhe këpucëve. Duke pasur këtë përvojë të shkëlqyeshme dhe fuqi punëtore të aftë, Shqipëria ofron një potencial të madh për të diversifikuar ekonominë e saj, duke kaluar nga industria e tekstilit dhe këpucëve në industrinë e automobilave.

 

Fakte kyçe të sektorit të manifakturës

  1. Sektori përfaqëson rreth 5.7% të PBB-së ndërsa zë rreth 10.9% të punësimit të përgjithshëm.
  2. Nga 2017 deri në 2019, eksportet në prodhim u rritën me 4.5%;
  3. 3.5% rritje në importet e makinerive dhe pajisjeve në këto vite;
  4. Industria e përpunimit në regjimin fason me kosto konkurruese e drejtuar kryesisht nga  prodhimi i veshjeve dhe i këpucëve prej lëkure me cilësi të lartë;
  5. Ekspertizë e rëndësishme e grumbulluar në këtë fushë përgjatë 20 viteve të fundit
  6. Partneritetet me kompanitë më të njohura dhe shitësit me pakicë në të gjithë Evropën.
  7. Tregjet kryesore janë Italia, Gjermania, Greqia, Franca dhe Hollanda.

 

Sektori i energjisë

Shqipëria ka një potencial të konsiderueshëm të Burimeve të Rinovueshme të Energjisë (BRE). BRE-të përfaqësojnë një burim të rëndësishëm energjie të disponueshëm në Shqipëri.

Përdorimi i burimeve të tilla për prodhimin e energjisë përfaqëson një strategji afatgjatë për zbatimin e tre objektivave të politikave energjetike të vendit, siç janë: mbështetja për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik; rritja e sigurisë së furnizimit me energji dhe mbrojtja e mjedisit.

Prodhimi i energjisë nga burimet e ripërtëritshme të energjisë është i dobishëm për Shqipërinë, pasi zvogëlon varësinë nga importet e energjisë dhe siguron siguri më të madhe për furnizimin me energji.

Shqipëria është zotuar për një objektiv të detyrueshëm 42% të energjisë nga burimet e rinovueshme në konsumin përfundimtar bruto të energjisë në 2030, duke filluar me 31.2% në 2009.

Në 2015, sipas bilancit të energjisë të botuar nga EUROSTAT, Shqipëria arriti një përdorim 34.9% të energjisë nga burimet e rinovueshme,  duke tejkaluar mbi trajektoren e indikatorit të tretë prej 34.3%.

Falë pozicionit të favorshëm gjeografik në Pellgun e Detit Mesdhe, Shqipëria ka një potencial të konsiderueshëm të burimeve të rinovueshme të energjisë si uji, era, dielli dhe biomasa dhe gjeoterma.

 

Sektori i bujqësisë

Bujqësia mbetet një nga sektorët me potencialin më të madh për zhvillim në Shqipëri. Bujqësia është burimi kryesor i punësimit dhe të ardhurave sidomos në zonat rurale të vendit. Ky sektor siguron rreth 20% të PBB-së dhe 37.4% të punësimit total.

Objektivat kryesore në bujqësi janë përmirësimi i sistemeve të ujitjes dhe kullimit, përmirësimi i zinxhirit të sigurisë ushqimore dhe rritja e aftësisë konkurruese të produkteve bujqësore.

Qeveria shqiptare synon të shndërrojë markën "Made in Albania" në një markë të çertifikuar dhe të besuar në tregun ndërkombëtar.

 

TEDA

Qeveria e Shqipërisë kërkon zhvilluesit dhe investitorët të krijojnë TEDA të klasit botëror në zonat tokësore në Spitallë, Koplik dhe Kashar. Siç është parashikuar aktualisht, zhvilluesve të ardhshëm do t'u ofrohet zhvillimi ekskluziv dhe të drejtat e operatorit mbi këto prona, përmes një qiraje afatgjatë. Zonat janë në afërsi të një force punëtore të aftë, institucioneve arsimore dhe qendrave të qyteteve me popullsi të konsiderueshme.

Zhvilluesit dhe investitorët do të përfitojnë nga forca e punës konkurruese, e arsimuar dhe shumëgjuhëshe e Shqipërisë, si dhe reformat e fundit që kanë përmirësuar klimën e biznesit dhe konkurrencën e vendit. Këto përfshijnë hapa për të forcuar kushtet për investime dhe për të përmirësuar lidhjet e biznesit dhe transportit, veçanërisht në Evropë.

Këto iniciativa e bëjnë Shqipërinë një vend interesant për të punuar në rajon.

 

ICT dhe BPO

Potenciali i Shqipërisë si një nga destinacionet më të preferuara për shërbimet ICT-BPO doli në dritë në vitin 2000 si një treg i zhvilluar dhe fuqi rajonale në Ballkan.

Shqipëria është shndërruar në një destinacion kryesor për shërbimet ICT-BPO me kulturën e saj urbane, disponueshmërinë e burimeve, infrastrukturën dhe incentivat tërheqëse për investimet.

Tirana është qendra kryesore e ICT-BPO-së në Shqipëri, e ndjekur nga Durrësi, Shkodra dhe Vlora.

Sektori ICT-BPO në Shqipëri ka parë rritje të qëndrueshme që nga fillimi i tij, duke rritur punësimin dhe duke arritur vlera të industrisë që tejkalon 130 milionë dollarë.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rruga Aksaskos, 20, kati i 4-rt
Sofje, Bullgari

Tel / Fax

Tel. +359 29433857
Fax. +3592 943 3069
Emergency
+359 89 4311493

'

E-MAIL

embassy.sofia@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
09:00 - 17:00

E premte
09:00 - 15:00