Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada mbështet nismat që kontribuojnë në promovimin dhe mësimin e gjuhës shqipe, si një element i rëndësishëm i ruajtjes së identitetit tonë kombëtar dhe kulturor.
Krahas rolit të pazëvendësueshëm të shkollave shqipe, mësuesve dhe veprimtarive kulturore, teknologjia ofron mundësi të reja për të mbështetur procesin e të nxënit.
Në këtë kuadër, platforma “Learn Albanian” ofron një mundësi shtesë për të mësuar dhe praktikuar gjuhën shqipe në mjedisin digjital, për përdorues të grupmoshave të ndryshme.
Për më shumë informacione mund të vizitoni faqen zyrtare të platformës “Learn Albanian” .
“Learn Albanian” po ashtu ishte një nga donatorët e eventit “Festë n’shesh”, me qëllim dhënien e asistencës për promovimin e kulturës shqiptare në Kanada.
Nisma të tilla plotësojnë përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e lidhjeve me gjuhën dhe kulturën shqiptare.



