
Më 28-29 shtator 2026, Ambasadorja Artemis Malo mori pjesë në Konferencën e Dytë Ndërkombëtare për Kthimin e Fëmijëve Ukrainas, Civilëve të Ndalur dhe Robërve të Luftës, të bashkëorganizuar nga Kanadaja, Norvegjia dhe Ukraina.
Konferenca përbëri një mundësi të rëndësishme për të riafirmuar solidaritetin e Shqipërisë me popullin e Ukrainës dhe mbështetjen ndaj përpjekjeve ndërkombëtare për të adresuar pasojat e thella humanitare të agresionit rus.
Vëmendje e veçantë iu kushtua kthimit të sigurt të fëmijëve ukrainas, lirimit të civilëve të ndaluar, si dhe mbrojtjes dhe kthimit të robërve të luftës. Këto çështje kërkojnë vëmendje të vazhdueshme ndërkombëtare, veprime konkrete dhe bashkëpunim të pandërprerë.
Shqipëria qëndron fuqimisht në mbështetje të përpjekjeve që synojnë mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, ribashkimin e familjeve dhe garantimin që personat e prekur nga ky agresion të mos harrohen.


