
Më 29 shtator 2026, Ambasadorja Artemis Malo zhvilloi një takim kortezie me Sekretarin e Shtetit për Punët e Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Jovica Palashevski, në kuadër të Konferencës për Kthimin e Fëmijëve Ukrainas, Civilëve të Ndalur dhe Robërve të Luftës, të mbajtur në Toronto.
Gjatë takimit, të dyja palët riafirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe angazhimin e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal.
Gjithashtu, përfaqësuesit shkëmbyen mendime mbi rrugëtimin e përbashkët evropian të të dy vendeve dhe rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm në funksion të avancimit të stabilitetit, sigurisë dhe bashkëpunimit në rajon.


