
Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Kanada, Artemis Malo, mori pjesë në pritjen zyrtare të organizuar me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Aktiviteti mblodhi së bashku përfaqësues të trupit diplomatik, zyrtarë të institucioneve kanadeze dhe të ftuar të tjerë, duke ofruar një mundësi për të nderuar vlerat e lirisë, demokracisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, si dhe për të riafirmuar rëndësinë e marrëdhënieve të miqësisë dhe partneritetit ndërmjet vendeve.


