Në datë 09 dhjetor 2022, znj. Mélanie Joly, Ministre e Punëve të Jashtme të Kanadasë, zhvilloi një pritje në prag të festave të fundvitit, për nder të krerëve të misioneve diplomatike, me prani të Kryeministrit Justin Trudeau. Në këtë pritje mori pjesë edhe z. Ermal Muça, Ambasador i Shqipërisë në Kanada.
Në fokus të bisedave me autoritetet vendase ishin Samiti Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor, i mbajtur në Tiranë në 06 dhjetor 2022, si edhe partneriteti midis Shqipërisë dhe Kanadasë.
Në pritje u promovua edhe xhubleta shqiptare, e cila se fundmi u be pjesë e trashëgimisë kulturore në mbrojtjen e UNESCO-s.