Flamuri kombëtar ngrihet në Asamblenë Legjislative të Ontarios me rastin e 109 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Me rastin e 109 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe ndërsa festojmë Muajin e Trashëgimisë Shqiptare në ON, është zhvilluar ceremonia e ngritjes së Flamurit Kombëtar në Asamblenë Legjislative të Ontarios.

Krahas ambasadorit Muça morën pjesë dhe përshëndetën të pranishmit anëtarë të Asamblesë Legjislative dhe Qeverisë së Ontarios, z. Bill Walker, Zëvendës Kryetar i Asamblesë Legjislative i cili dorëzoi edhe urimin e Kryetarit Ted Arnott, z. Michael Tibollo, Ministër i Asociuar për Shëndetin Mendor dhe Varësitë, z. Norm Miller, Sekretar Parlamentar i Kryeministrit të Ontarios, z. Rudy Kuzeto, anëtar i parlamentit i cili dorëzoi edhe mesazhin e urimit të z. Doug Ford, Kryeministër i Ontarios, znj. Bhutila Karpoche, anëtare e parlamentit e cila dorëzoi edhe mesazhin e urimit të z. Andrea Horvath, kryetar i Partisë së Re Demokratike të Ontarios, z. Donat Syla, Konsull i Përgjithshëm i Kosovës në Toronto, z. Ilir Islami nga Konsullata e Maqedonisë së Veriut në Toronto, si edhe anëtarë të komunitetit dhe përfaqësues të organizatave të diasporës.

Ceremonia është zhvilluar në përputhje me rekomandimet e Asamblesë Legjislative të Ontarios dhe rregullat në fuqi në kuadër të COVID-19.

Adresa

Ambasada Shqiptare
130 Albert Street, suite
302 Ottawa, ON, KIP 5G4

Tel / Fax

Tel. +1 613 236 3053
Tel: +1 613 236 3053
Fax. +1 613 236 0804

Only Emergency Cases! Tel: 001 613 864 75 75

E-MAIL

embassy.ottawa@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00