Koncert me vepra të kompozitorëve shqiptarë me rastin e 35 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri- Kanada

Me rastin e 35 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Kanadanë, Ambasada, në bashkëpunim me Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze, Albanian Canadian Excellence Society - ACE, Albanian Canadian Lawyers Association (ACLA), RH Scholarship dhe Albanian Canadian Development Alternative, organizuan një mbrëmje artistike në Isabel Bader Theatre në qendër të Torontos, gjatë së cilës Orkestra Filarmonike e Torontos së Madhe ekzekutoi vepra të kompozitorëve shqiptarë dhe kanadezë.Krahas përshëndetjes se Ambasadorit Muça, të pranishmëve iu drejtua edhe z. Rob Oliphant MP, anëtar i Parlamentit dhe Sekretar Parlamentar i Ministres së Punëve të Jashtme të Kanadasë. Gjatë përshëndetjeve përkatëse u vlerësuan arritjet e deritanishme, miqësia e konsoliduar dhe lidhjet e forta ndërmjet dy vendeve, si edhe u shpreh angazhimi për të vijuar me përkushtim punën për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit Shqipëri-Kanada, në përputhje me vlerat dhe prioritetet e përbashkëta. Z. Oliphant vlerësoi në veçanti arritjet dhe kontributin e komunitetit shqiptar në shoqërinë kanadeze. Ekzekutimi nga Orkestra Filarmonike e Torontos së Madhe i Himnit Kombëtar shqiptar dhe “O Canada,” si edhe i veprave të kompozitorëve të paharruar shqiptar  si Çesk Zadeja, Thoma Gaqi dhe Ferdinand Deda u mirëpritën dhe përcollën me nostalgji dhe nga të pranishmit, duke krijuar një atmosferë mbresëlënëse.

Adresa

Ambasada Shqiptare
130 Albert Street, suite
302 Ottawa, ON, KIP 5G4

Tel / Fax

Tel. +1 613 236 3053
Tel: +1 613 236 3053
Fax. +1 613 236 0804

Only Emergency Cases! Tel: 001 613 864 75 75

E-MAIL

embassy.ottawa@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00