Leje Kalimi për udhëtim vetëm në Shqipëri

Albanian

Pajisja me Leje Kalimi bëhet kur shtetasit shqiptarë rezidentë ose me qëndrim të përkohshëm në Kanada që nuk kanë një dokument të vlefshëm udhëtimi dhe duhet të kthehen në Shqipëri. Leja e Kalimit është dokument emergjence udhëtimi që lëshohet me vlefshmëri 1 mujore dhe vetëm për të hyrë në Shqipëri.
Udhëtimin duhet të jetë i planifikuar brenda afatit të vlefshmërisë së Lejes se Kalimit, që do të lëshohet menjëherë pas marrjes fizikisht të dokumenteve të nevojshme.
 
Në rastin e humbjes/vjedhjes së pasaportës, kërkesa duhet të shoqërohet me denoncimin përkatës pranë autoriteteve kompetente vendase.
 
Për tu pajisur me të duhet të ndiqni procedurën e mëposhtme.
 
Hapi i parë është aplikimi në këtë link:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9489
 
Vini re:Fotografia duhet bërë pranë një studio profesionale në format digital pasaporte (jpg ose jpeg) me përmasa 4×5 cm, me sfond të bardhë. Foto nuk duhet të jetë skanim apo fotografi e kapur nga aparati celular e një fotoje fizike apo "selfie".
 
Hapi i dytë është dërgimi me postë i dokumenteve si vijojnë:

  1. Pasaportë e pavlefshme (skaduar); Në rastin e humbjes/vjedhjes së pasaportës, duhet denoncimi pranë autoritetit kompetent të vendit ku ka ndodhur humbja/vjedhja. Nese nuk dorëzoni raportin e denoncimit, duhet të bëni vetëdeklarimin e humbjes/vjedhjes së dokumentit në Ambasadë, sipas procedurës së sqaruar në pikën 14. Dokumenti i identifikimit që do të paraqesni në këtë rast është: karta e identitetit origjinale, ose cerifikata e lindjes e shoqëruar me kopjen e kartës së identitetit.
  2. Dy (2) fotografi format pasaporte (4×5 cm, me sfond te bardhe). Shenim: Foto nuk duhet të jetë format kanadez (5x7 cm);
  3.  Mandatpagesë (shih mënyrën e pagesës);
  4.  Biletën/rezervimin e udhëtimit me destinacion final Shqipërinë, nëse e dispononi.
  5.  Zarf i parapaguar (shih shërbimin postar).

 
Kërkesa për pajisje me leje kalimi për të miturin (nën 16 vjeç) bëhet nga prindërit në e-albania në lidhjen e mësipërme. Dokumentet që nevojiten në këtë rast janë:

  1. Pasaportë e pavlefshme (skaduar); Në rastin e humbjes/vjedhjes së pasaportës, duhet denoncimi pranë autoritetit kompetent të vendit ku ka ndodhur humbja/vjedhja. Dokumenti i identifikimit që do të paraqesni në këtë rast është certifikata e lindjes.
  2.  Dokument që tregon të qenurit kujdestar ligjor i fëmijës së mitur ose Certifikatë familjare.
  3.  Dy (2) fotografi format pasaporte (4×5 cm, me sfond te bardhe). Shenim: Foto nuk duhet të jetë format kanadez (5x7 cm);
  4.  Mandatpagesë (shih mënyrën e pagesës);
  5.  Biletën/rezervimin e udhëtimit me destinacion final Shqipërinë, nëse e dispononi.

 
Me marrjen e aplikimit online në e-albania.al për Leje Kalimi për të mitur, njoftohen prindërit për t’u paraqitur personalisht fëmija në Ambasadë i shoqëruar me të paktën njërin nga prindërit ose me kujdestarin ligjor, për tu pajisur me dokumentin.
 
Për fëmijët që nuk janë të regjistruar në Gjendjen Civile në RSH, krahas dokumentacionit të mësipërm nevojiten edhe dy dokumentet vijuese:
         6. Certifikata e lindjes e lëshuar nga Shërbimi i Provincës përkatëse në Kanada, e legalizuar (shih procedurën e legalizimit);
         7. Akti i lindjes i spitalit i certifikuar, i legalizuar (shih procedurën e legalizimit).

Adresa

Ambasada Shqiptare
130 Albert Street, suite
302 Ottawa, ON, KIP 5G4

Tel / Fax

Tel. +1 613 236 3053
Tel: +1 613 236 3053
Fax. +1 613 236 0804

Only Emergency Cases! Tel: 001 613 864 75 75

E-MAIL

embassy.ottawa@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00