Pajisja me Leje Kalimi bëhet gjithashtu për kthimin në Shqipëri të trupit/hirit në rastin e vdekjes së një shtetasi shqiptar, pasi një agjenci funerale/familjar plotëson dokumentacionin dhe kryen procedurat e nevojshme pranë administratës vendase. Për tu pajisur me të duhet të ndiqni procedurën e mëposhtme.
Hapi i parë është aplikimi në këtë link:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9766
Hapi i dytë, mënjëherë pas aplikimit online, është dërgimi me postë i dokumenteve:
- Kopje e dokumentit shqiptar të identifikimit të shtetasit të ndjerë (kopje pasaporte ose kartë identiteti );
- Çertifikatë apo akt vdekje (statement of death/certificate of death) e lëshuar nga Shërbimi i Provincës në Kanada dhe e legalizuar (shih procedurën e legalizimit);
- Dokument identifikimi i aplikuesit (të familjarit apo personit të ngarkuar nga agjencia funerale);
- Nëse aplikuesi është agjencia funerale, nevojitet edhe dokumenti që familjarët kanë autorizuar agjencinë për kryerjen e veprimeve;
- Zarf i parapaguar (shih shërbimin postar).
Ky shërbim është falas.
Vini re:Legalizimi i çertifikatës/aktit të vdekjes është i domosdoshëm pasi bën të mundur çregjistrimin e shtetasit të vdekur nga Regjistri i Gjendjes Civile në Shqipëri ku figuron i regjistruar.
Duke qenë se aktualisht DFATD po aplikon afate të zgjatura autentikimi, ju mund të dërgoni vetëm certifikatën/aktin e vdekjes origjinal, të paautentikuar, që ambasada të lëshojë më urgjencë Lejen e Transportit të Trupit.
Më pas, ju mund të vijoni me ndjekjen e procedurës së legalizmit të certifikatës/aktit të vdekjes, që mundëson çregjistrimin e shtetasit të ndjerë në RSH.