Gjatë samitit të NATO-s në Madrid, Ministrja Për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi takime dypalëshe me Ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Melanie Joly dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde.
Ministrja Xhaçka i shprehu mirënjohjen homologes kanadeze për partneritetin dhe miqësinë e fortë mes Kandasë dhe Shqipërisë.
Kryediplomatja Xhaçka falenderoi Ministren Ann Linde për mbështetjen e Suedisë ndaj procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Në mbylljen e samitit tre ditor, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi për mediat se liderët e NATO-s kanë nënshkruar vendime kyçe, duke përfshirë forcimin thelbësor të parandalimit dhe mbrojtjes së Aleancës, një ftesë për Finlandën dhe Suedinë për t’u bashkuar me NATO-n dhe mbështetjen afatgjatë për Ukrainën.