Ambasadori Ermal Muça mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit dhe filmit shqiptar në Toronto. Në fjalën e tij, Ambasadori vlerësoi larminë e ngjarjeve të tilla që synojnë ruajtjen e lidhjeve me kulturën dhe promovimin e vendit tonë, si edhe ndikojnë ndjeshëm në pasurimin e mëtejshëm të aktivitetit kulturor komunitar. Mirënjohje e veçantë iu akordua RH Scholarshipdhe znj. Teuta Ajdini Haxhillari, për kontributin e ofruar prej disa vitesh në mbështetje të studentëve shqiptarë, për ruajtjen e gjuhës dhe promovimin e artit, kulturës dhe vlerave tona kombëtare në Kanada.