SHËRBIMET KONSULLORE QË OFROHEN NGA AMBASADA
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada, Otava ofron shërbimet konsullore si më poshtë:
- Aplikim për pasaportë dhe kartë identiteti
- Leje Kalimi për udhëtim vetëm në Shqipëri
- Leje për transport trupi/hiri në rast vdekje
- Legalizim dokumentesh për shtetas shqiptarë dhe të huaj
- Vërtetim të Verifikimit të Lejes së Drejtimit (patentës) për konvertim
- Vërtetim të Verifikimit të Gjendjes Gjyqësore (Dëshmi Penaliteti)
- Vërtetim konsullor mbi të dhënat personale
- Vërtetim konsullor mbi të dhënat e sakta
- Vërtetim konsullor identiteti
- Vërtetim çertifikatë familjare
- Vërtetim çertifikatë martese
- Vërtetim çertifikatë lindje
- Vërtetim për hyrje-daljet në Shqipëri
- Vërtetim mbi vetëdeklarimin e humbjes/vjedhjes/bllokimit/dëmtimit të dokumenteve shqiptare të identitetit (pasaportë ose kartë identiteti)
- Njësim me origjinalin për diplomat (vlen për provincën e Kebekut)
- Prokurë të posaçme
- Viza
- Çështje të shtetësisë (lënie, rifitim)
Mënyra e pagesës:
Pagesat për aplikim për pasaportë dhe kartë identiteti kryhen në USD (shih udhëzimet në rubrikën Aplikim për pasaportë dhe kartë identiteti).
Pagesat për shërbimet konsullore kryhen në monedhën vendase $CAD, sipas tarifës përkatëse për shërbimin (shih tabelën e tarifave), vetëm me mandat pagesë (money order payable to Albanian Embassy), që mund të merret pranë çdo dege bankare ku keni llogarinë personale, si dhe në çdo pikë të Canada Post. Kur aplikoni për më shumë se një shërbim konsullor, tarifa totale mund të përfshihet në një mandatpagesë të vetme.
TARIFAT E SHËRBIMEVE KONSULLORE
Leje kalimi |
30 EUR |
50 CAD |
|
Leje për transport trupi |
Falas |
|
|
Vërtetim konsullor i çdo lloji |
30 EUR |
50 CAD |
|
Legalizim i dokumenteve për shtetas shqiptarë |
15 EUR |
25 CAD |
|
Legalizim i dokumenteve për shtetas kanadezë |
20 EUR |
30 CAD |
|
Legalizim i dokumenteve për shtetas të huaj |
Reciprocitet |
|
|
Legalizim çertifikatë vdekje |
Falas |
|
|
Prokurë e posaçme |
20 EUR |
30 CAD |
|
Njësim i kopjes me origjinalin |
20 EUR |
30 CAD |
|
Çështje të shtetësisë (lënie, rifitim) Kartë identiteti Pasaportë |
30 EUR 18 USD 240 USD |
50 CAD
|
Pagesa për këto shërbime bëhet me Money order payable to the Embassy of the Republic of Albania. E merrni në degën bankare ku keni llogarinë personale si dhe në çdo pikë të Canada Post.
Shërbimi postar:
Shërbimet konsullore ofrohen nëpërmjet shërbimit postar, ku së bashku me dokumentet e nevojshme për shërbimin konsullor dërgohet edhe një zarf (me pullë) i PARAPAGUAR (pre-paid) me postë të sigurt (Xpress Post/track number). Pra, kryhet pagesa e shërbimit postar të kthimit të dokumentit nga Ambasada në Otava në adresën tuaj në Kanada.
Në zarf duhet të shënoni qartë adresën tuaj në Kanada ku do të postohet dokumenti pas lëshimit nga Ambasada.
Lutemi mbani shënim numrin e gjurmimit të zarfit të kthimit për t’u informuar mbi vendndodhjen e dokumentit tuaj.
Bën përjashtim aplikimi për pajisje me pasaportë dhe kartë identiteti. Në këtë rast, paraqitja në ambasadë është e detyrueshme për shenjat biometrike (lexo udhëzimet në rubrikën: Aplikimi për pasaportë dhe kartë identiteti).
Vini re:Për shërbimin postar të shpejtë të ndryshëm nga Canada Post (FedEX, UPS, DHL, Purolator), ju duhet të dërgoni dhe konfirmimin e pagesës për blerjen e shërbimit postar të kthimit nga Ambasada në adresën tuaj.
Përjashtohen nga ky rregull shërbimet e renditura më poshtë ku paraqitja fizike e aplikuesit në Ambasadë është detyrim ligjor:
- Leje Kalimi për të miturit (nën moshën 16 vjeçare);
- Prokura të posaçme;
- Aplikimi për Vërtetimin mbi vetëdeklarimin e humbjes/vjedhjes/bllokimit/dëmtimit të dokumenteve shqiptare të identitetit (pasaportë ose/dhe kartë identiteti).
Mënyra e komunikimit me përfaqësinë:Për çdo sqarim apo informacion në lidhje me shërbimet konsullore të mësipërme, lutemi na shkruani në adresën elektronike: embassy.ottawa@mfa.gov.al.
Në cdo rast, kërkesat për shërbime konsullore duhet të vijnë nëpërmjet platformës së Shërbimit Konsullor Online (e-albania.al).
SHËRBIMET KONSULLORE DHE PROCEDURA PËRKATËSE PËR SECILËN:
- Aplikimi për pajisje me pasaporta dhe karta identiteti
Hapi i parë është aplikimi në e-Albania, në këtë link:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9765
Karta e identitetit kushton: 18 dollarë amerikan (USD)
Pasaporta biometrike kushton: 240 dollarë amerikan (USD)
Pagesa për këto shërbime bëhet si më poshtë:
Pagesë në bankën TD Canada Trust me të dhëna llogarie:
EMBASSY OF THE REPUBLIC OF ALBANIA
Transit No. 03546
Inst. No. 004
Account No. 7313462
Mos harroni të tërhiqni faturën e pagesës që merrni nga banka pasi duhet ta paraqisni në ambasadë ditën e takimit! Mosparaqitja e mandatit bankar ditën e takimit e bën të pamundur ofrimin e shërbimit nga ambasada.
Ju lutemi paraqituni në Ambasadë me dokumentacionin si më poshtë referuar rastit tuaj. Nëse në sqarimet më poshtë nuk gjeni përgjigje për rastin tuaj, lutemi dërgoni email në postën elektronike zyrtare si më poshtë:
Sjellim në vëmendje se mungesa e dokumentacionit të plotë dhe të rregullt do të pasojë anullimin e aplikimit tuaj dhe ju do të keni mundësi të riaplikoni vetëm pas 5 ditësh për një datë të re takimi.
Gjithashtu, në rast se ju nuk paraqiteni në datën dhe orën e takimit të zgjedhur nga vetë ju, takimi juaj do të anullohet dhe pas 5 ditësh ju duhet të aplikoni përsëri për një datë të re takimi.
Rinovimi/Ripajisja me pasaportë biometrike dhe kartë identiteti për shtetasit mbi 16 vjeç.
Pas datës së aplikimit (Pra kur paraqiteni në përfaqësi për fotot dhe shenjat e gishtërinjve) pasaporta është gati për 6-8 javë për arsye se pasaportat prodhohen në Shqipëri dhe dërgohen me postë ne Otava.
Është domosdoshmeri prezenca e aplikantit në Ambasadë pasi fotografohet dhe merren shenjat e gishtërinjve.
Për tërheqjen e pasaportës ju duhet të dërgoni një zarf (me pullë) të PARAPAGUAR (pre-paid) me postë të sigurtë (Xpress Post/track number). Pra, kryhet pagesa e shërbimit postar të kthimit të dokumentit nga Ambasada në Otava në adresën tuaj në Kanada. Në zarf duhet të shënoni qartë adresën tuaj në Kanada ku do të postohet dokumenti pas lëshimit nga Ambasada. Lutemi mbani shënim numrin e gjurmimit të zarfit të kthimit për t’u informuar mbi vendndodhjen e dokumentit tuaj.
Në rast se zgjidhni ta tërhiqni pasaportën personalisht, duhet të paraqiteni në Ambasadë me kuponin që ju lëshohet ditën e aplikimit dhe një dokument identifikimi me foto.
Kur aplikantit i ka skaduar pasaporta biometrike dhe karta e identitetit.
Dokumentet që nevojiten për aplikimin janë:
- Pasaporta biometrike e skaduar;
- Karta e identitetit e skaduar;
- Fotokopje të dokumentave të mësipërm;
Kur aplikantit i ka skaduar vetëm pasaporta biometrike.
Dokumentet qe nevojiten per aplikimin janë:
- Pasaporta biometrike e skaduar;
- Karta e identitetit shqiptare;
- Fotokopje të dokumentave të mësipërm;
Kur aplikantit i ka humbur pasaporta biometrike dhe karta e identitetit.
Dokumentet që nevojiten për aplikimin janë:
- Denoncimi i aplikuesit që ka humbur pasaportën biometrike dhe kartën e identitetit shqiptare të bërë në polici. Denoncimi duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe dhe i legalizuar (procedura e legalizimit e sqaruar në piken 3 në faqen zyrtare të ambasadës, rubrika shërbime të ambasadës).
- Denoncimi i humbjes së pasaportës biometrike pranë Ambasadës në Otava ditën e takimit. Denoncimi kushton 50 CAD. Për tu pajisur me të, ju duhet të ndiqni procedurën e sqaruar në pikën 14 në faqen zyrtare të ambasadës. Aplikimi duhët të jetë bërë para ditës së takimit. Ditën e takimit në sistem duhet të figurojë aplikimi në emrin tuaj.
- Kopje e pasaportës dhe kartës së identitetit të humbur, nëse e dispononi.
- Dokument identifikimi kanadez me foto, nëse e dispononi.
- Fotokopje të denoncimit pranë autoritetit vendas.
Kur aplikantit i ka humbur vetëm pasaporta biometrike.
Dokumentet që nevojiten për aplikimin janë:
- Denoncimi i aplikuesit që ka humbur pasaportën biometrike dhe kartën e identitetit shqiptare të bërë në polici. Denoncimi duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe dhe i legalizuar (procedura e legalizimit e sqaruar në piken 3 në faqen zyrtare të ambasadës, rubrika shërbime të ambasadës).
- Denoncimi i humbjes se pasaportes biometrike prane Ambasades ne Otava diten e takimit. Denoncimi kushton 50 CAD. Per tu pajisur me te, ju duhet te ndiqni proceduren e sqaruar ne piken 14 ne faqen zyrtare te ambasades. Aplikimi duhet te jete bere para dites se takimit. Diten e takimit ne sistem duhet te figuroje aplikimi ne emrin tuaj.
- Karta e identitetit shqiptare.
- Kopje e pasaportes se humbur, nese e dispononi.
- Dokument identifikimi kanadez me foto, nese e dispononi.
- Fotokopje të dokumentave të mësipërm.
Kur aplikanti aplikon për herë të parë për pasaportë biometrike dhe kartë identiteti.
Dokumentet qe nevojiten per aplikimin jane:
- Pasaportë e modelit të vjetër.
- Dokument kanadez me foto, nese e dispononi.
- Fotokopje të dokumentit të mësipërm.
Kur aplikantit i janë dëmtuar pasaporta biometrike dhe karta e identitetit.
Dokumentet qe nevojiten per aplikimin jane:
- Pasaporta biometrike e dëmtuar.
- Karta e identitetit e dëmtuar.
- Fotokopje të dokumentave të mësipërm
Ju bejme me dije se ne momentin qe aplikoni (kur paraqiteni ne Ambasade) pasaporta e vjeter biometrike del jashte perdorimit, kesaj te fundit i prihet faqja e plastifikuar.
Kur aplikantit i mbahen dokumentet e identifikimit nga autoritetet kanadeze për kufirin dhe migracionin dhe duan të aplikojnë sërish.
Në këtë rast nuk lejohet aplikimi për dokumente identifikimi, pasi ato nuk janë të dëmtuara, të humbura apo vjedhura, por ndodhen tek institucionet kompetente kanadeze. Këto dokumente do ju kthehen prapa pasi të përfundoë procedura për të cilën ju keni aplikuar. Me kthimin e këtyre dokumenteve ju mund të vijoni aplikimin per pasaportë dhe kartë identiteti ose vetëm për pasaportë.
Pajisja me pasaporte biometrike per here te pare per shtetasit nen 16 vjeç.
Aplikuesi (femija) duhet te jete patjeter i regjistruar me heret prane Zyres se Gjendjes Civile perkatese ne Shqiperi. Pas dates se aplikimit (pra kur paraqiteni ne perfaqesi per fotot dhe shenjat e gishterinjve) pasaporta eshte gati per 4 - 6jave per arsye se pasaportat prodhohen ne Shqiperi dhe dergohen me poste ne Otava. Afati i vlefshmerise se pasaportes eshte 5 vjet.
Kerkohet patjeter prezenca e aplikantit (femijes) dhe e nje prej prinderve, ose kujdestarit ligjor, ose perfaqesuesit me prokure.
Për tërheqjen e pasaportës ju duhet te dergoni nje zarf (me pullë) te PARAPAGUAR (pre-paid) me postë të sigurt (Xpress Post/track number). Pra, kryhet pagesa e shërbimit postar të kthimit të dokumentit nga Ambasada në Otava në adresën tuaj në Kanada. Në zarf duhet të shënoni qartë adresën tuaj në Kanada ku do të postohet dokumenti pas lëshimit nga Ambasada. Lutemi mbani shënim numrin e gjurmimit të zarfit të kthimit për t’u informuar mbi vendndodhjen e dokumentit tuaj.
Ne rast se zgjidhni ta terhiqni pasaporten personalisht, duhet te paraqiteni ne Ambasade me kuponin qe ju leshohet diten e aplikimit dhe nje dokument identifikimi me foto.
Dokumentet qe nevojiten per aplikimin jane:
- Pasaporta biometrike ose karta e idenitetit biometrike shqiptare e prindit qe e shoqeron femijen ose kujdestarit ligjor (si edhe dokumentacioni i kujdestarise), ose perfaqesuesit me prokure (si edhe prokura).
- Dokumenti/tat i/e mesiperm/e duhet te jete/ne edhe i/te fotokopjuar/a.
Rinovimi/ripajisja me pasaporte biometrike per shtetasit nen 16 vjeç.
Leshohet vetem pasaporte me afat vlefshmerie deri ne 5 vjet. Kerkohet patjeter prezenca e aplikantit (femijes) dhe e nje prej prinderve ose kujdestarit ligjor, ose perfaqesuesit me prokure.
Për tërheqjen e pasaportës ju duhet te dergoni nje zarf (me pullë) te PARAPAGUAR (pre-paid) me postë të sigurt (Xpress Post/track number). Pra, kryhet pagesa e shërbimit postar të kthimit të dokumentit nga Ambasada në Otava në adresën tuaj në Kanada. Në zarf duhet të shënoni qartë adresën tuaj në Kanada ku do të postohet dokumenti pas lëshimit nga Ambasada. Lutemi mbani shënim numrin e gjurmimit të zarfit të kthimit për t’u informuar mbi vendndodhjen e dokumentit tuaj.
Ne rast se zgjidhni ta terhiqni pasaporten personalisht, duhet te paraqiteni ne Ambasade me kuponin qe ju leshohet diten e aplikimit dhe nje dokument identifikimi me foto.
Dokumentet qe nevojiten per aplikimin jane:
- Pasaporta biometrike e skaduar e aplikantit.
- Pasaporta biometrike ose karta e idenitetit biometrike shqiptare e prindit qe e shoqeron femijen ose kujdestarit ligjor (si edhe dokumentacioni i kujdestarise), ose perfaqesuesit me prokure (si edhe prokura).
- Dokumenti/tat i/e mesiperm/e duhet te jete/ne edhe i/te fotokopjuar/a.
Kur aplikantit i ka humbur pasaporta biometrike.
- Ne rastin kur aplikuesi (femija) ka humbur pasaporten biometrike shqiptare, atehere duhet te paraqitet denoncimi i bere ne polici nga njeri prej prinderve. Denoncimi duhet te jete i perkthyer ne gjuhen shqipe dhe i legalizuar (procedura e legalizimit e sqaruar ne piken 3 ne faqen zyrtare te ambasades).
- Denoncimi i humbjes se pasaportes biometrike prane Ambasades ne Otava diten e takimit. Denoncimi kushton 50 CAD. Per tu pajisur me te, ju duhet te ndiqni proceduren e sqaruar ne piken 14 ne faqen zyrtare te ambasades. Aplikimi duhet te jete bere para dites se takimit. Diten e takimit ne sistem duhet te figuroje aplikimi ne emrin tuaj.
- Pasaporta biometrike ose karta e idenitetit biometrike shqiptare e prindit qe e shoqeron femijen ose kujdestarit ligjor (si edhe dokumentacioni i kujdestarise), ose perfaqesuesit me prokure (si edhe prokura).
- Kopje e pasaportes se humbur, nese e dispononi.
- Dokument identifikimi kanadez me foto, nese e dispononi.
- Fotokopje të dokumentave të mësipërm.
Ju bejme me dije se ne momentin qe aplikoni (kur paraqiteni ne Ambasade) pasaporta e vjeter biometrike del jashte perdorimit, pasi i prihet faqja e plastifikuar.
2. LEJE KALIMI
Pajisja me Leje Kalimi bëhet kur shtetasit shqiptarë rezidentë ose me qëndrim të përkohshëm në Kanada që nuk kanë një dokument të vlefshëm udhëtimi dhe duhet të kthehen në Shqipëri. Leja e Kalimit është dokument emergjence udhëtimi që lëshohet me vlefshmëri 1 mujore dhe vetëm për të hyrë në Shqipëri.
Udhëtimin duhet të jetë i planifikuar brenda afatit të vlefshmërisë së Lejes se Kalimit, që do të lëshohet menjëherë pas marrjes fizikisht të dokumenteve të nevojshme.
Në rastin e humbjes/vjedhjes së pasaportës, kërkesa duhet të shoqërohet me denoncimin përkatës pranë autoriteteve kompetente vendase.
Për tu pajisur me të duhet të ndiqni procedurën e mëposhtme.
Hapi i parë është aplikimi në këtë link:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9489
Vini re:Fotografia duhet bërë pranë një studio profesionale në format digital pasaporte (jpg ose jpeg) me përmasa 4×5 cm, me sfond të bardhë. Foto nuk duhet të jetë skanim apo fotografi e kapur nga aparati celular e një fotoje fizike apo "selfie".
Ditën e paraqitjes në Përfaqësi, aplikanti duhet të sjellë dokumentacionin si vijon:
1. Pasaportë e pavlefshme (skaduar);
Në rastin e humbjes/vjedhjes së pasaportës, duhet denoncimi pranë autoritetit kompetent të vendit ku ka ndodhur humbja/vjedhja. Nese nuk dorëzoni raportin e denoncimit, duhet të bëni vetëdeklarimin e humbjes/vjedhjes së dokumentit në Ambasadë, sipas procedurës së sqaruar në pikën 14.
Dokumenti i identifikimit që do të paraqesni në këtë rast është: karta e identitetit origjinale, ose cerifikata e lindjes e shoqëruar me kopjen e kartës së identitetit.
2. Dy (2) fotografi format pasaporte (4×5 cm, me sfond te bardhe). Shenim: Foto nuk duhet të jetë format kanadez (5x7 cm);
3. Mandatpagesë (shih mënyrën e pagesës);
4. Biletën/rezervimin e udhëtimit me destinacion final Shqipërinë, nëse e dispononi.
5. Zarf i parapaguar (shih shërbimin postar).
Kërkesa për pajisje me leje kalimi për të miturin (nën 16 vjeç) bëhet nga prindërit në e-albania në lidhjen e mësipërme. Dokumentet që nevojiten në këtë rast janë:
- Pasaportë e pavlefshme (skaduar);
Në rastin e humbjes/vjedhjes së pasaportës, duhet denoncimi pranë autoritetit kompetent të vendit ku ka ndodhur humbja/vjedhja. Dokumenti i identifikimit që do të paraqesni në këtë rast është certifikata e lindjes.
2. Dokument që tregon të qenurit kujdestar ligjor i fëmijës së mitur ose Certifikatë familjare.
3. Dy (2) fotografi format pasaporte (4×5 cm, me sfond te bardhe). Shenim: Foto nuk duhet të jetë format kanadez (5x7 cm);
4. Mandatpagesë (shih mënyrën e pagesës);
5. Biletën/rezervimin e udhëtimit me destinacion final Shqipërinë, nëse e dispononi.
Me marrjen e aplikimit online në e-albania.al për Leje Kalimi për të mitur, njoftohen prindërit për t’u paraqitur personalisht fëmija në Ambasadë i shoqëruar me të paktën njërin nga prindërit ose me kujdestarin ligjor, për tu pajisur me dokumentin.
Për fëmijët që nuk janë të regjistruar në Gjendjen Civile në RSH, krahas dokumentacionit të mësipërm nevojiten edhe dy dokumentet vijuese:
6. Certifikata e lindjes e lëshuar nga Shërbimi i Provincës përkatëse në Kanada, e legalizuar (shih procedurën e legalizimit);
7. Akti i lindjes i spitalit i certifikuar, i legalizuar (shih procedurën e legalizimit).
3. LEJE PËR TRANSPORT TRUPI/HIRI
Pajisja me Leje Kalimi bëhet gjithashtu për kthimin në Shqipëri të trupit/hirit në rastin e vdekjes së një shtetasi shqiptar, pasi një agjenci funerale/familjar plotëson dokumentacionin dhe kryen procedurat e nevojshme pranë administratës vendase. Për tu pajisur me të duhet të ndiqni procedurën e mëposhtme.
Hapi i parë është aplikimi në këtë link:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9766
Hapi i dytë, mënjëherë pas aplikimit online, është dërgimi me postë i dokumenteve:
- Kopje e dokumentit shqiptar të identifikimit të shtetasit të ndjerë (kopje pasaporte ose kartë identiteti );
- Çertifikatë apo akt vdekje (statement of death/certificate of death) e lëshuar nga Shërbimi i Provincës në Kanada dhe e legalizuar (shih procedurën e legalizimit);
- Dokument identifikimi i aplikuesit (të familjarit apo personit të ngarkuar nga agjencia funerale);
- Nëse aplikuesi është agjencia funerale, nevojitet edhe dokumenti që familjarët kanë autorizuar agjencinë për kryerjen e veprimeve;
- Zarf i parapaguar (shih shërbimin postar).
Ky shërbim është falas.
Vini re:Legalizimi i çertifikatës/aktit të vdekjes është i domosdoshëm pasi bën të mundur çregjistrimin e shtetasit të vdekur nga Regjistri i Gjendjes Civile në Shqipëri ku figuron i regjistruar.
Duke qenë se aktualisht DFATD po aplikon afate të zgjatura autentikimi, ju mund të dërgoni vetëm certifikatën/aktin e vdekjes origjinal, të paautentikuar, që ambasada të lëshojë më urgjencë Lejen e Transportit të Trupit.
Më pas, ju mund të vijoni me ndjekjen e procedurës së legalizmit të certifikatës/aktit të vdekjes, që mundëson çregjistrimin e shtetasit të ndjerë në RSH.
4. LEGALIZIM DOKUMENTESH
Legalizohen të gjithë dokumentet që lëshohen në Kanada në mënyrë që të jenë të vlefshme për përdorim në Shqipëri. Këto dokumente, para se të dërgohen në Ambasadë për legalizim, duhet të autentifikohen më parë në zyrën e autentikimeve pranë DFATD (Department of Foreign Affairs Trade and Development) në adresën:
Global Affairs Canada
Authentication Services Section (JLAC)
125 Sussex Drive
Ottawa, ON, K1A0G2
Për lindjet, martesat, vdekjet në Kanada duhen legalizuar certifikatat/aktet përkatëse të lëshuara nga Shërbimi i Provincës, pasi vetëm legalizimi i dokumenteve mundëson regjistrimin e fëmijës, martesës dhe vdekjes në Shqipëri.
Vini re:Gjendja Civile në Shqipëri pranon dhe administron vetëm dokumente origjinale (jo kopje të noterizuara), të cilat nuk ju kthehen mbrapsht. Nëse nuk dëshironi të dorëzoni certifikatat origjinale që dispononi, ju mund të porosisni certifikata të reja pranë Shërbimit të Provincës përkatëse në Kanada dhe t’i perdorni për këtë procedurë.
Procedura e legalizimit që duhet të ndiqni, në çdo rast, është si më poshtë:
Hapi i parë është aplikimi online në platformën e Shërbimit Konsullor Online, në linkun përkatës për legalizimin: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9773
Shënim: Aplikimi online ne e-albania është i detyrueshëm për cdo shërbim konsullor drejtuar ambasadës. Ju duhet të kryeni aq aplikime sa keni edhe dokumente për të legalizuar.
Hapi i dytë, mënjëherë pas aplikimit, është dërgimi i dokumentit/eve në DFATD për autentikim. Zarfi drejtuar DFATD duhet të përmbajë:
- Dokumentin/tet që jeni të interesuar të legalizoni. Kriteret që duhet të plotësojë dokumenti për tu autentikuar nga DFATD gjenden në këtë link: https://www.international.gc.ca/gac-amc/about-a_propos/services/authentication-authentification/step-etape-2.aspx?lang=eng;
- Formularin e kërkuar nga zyra e autentikimeve, ku zgjidhni opsionin e dërgimit të dokumenteve në Ambasadë, për lehtësi e gjeneroni në këtë link:
3. Zarfin e parapaguar (shih shërbimin postar);
4. Mandatpagesën (shih mënyrën e pagesës).
DFATD pas autentikimit i përcjell dokumentet së bashku me zarfin e parapaguar dhe mandat pagesën në adresë të Ambasadës që të vijojmë me legalizimin.
Afatet e autentikimit nga autoriteti kompetent kanadez i gjeni në këtë link:
Ambasada i legalizon dokumentet brenda ditës nga marrja e tyre nga DFATD.
Vini re: Prej COVID-19, DFATD nuk ofron shërbime në sportel, ndaj e kemi të pamundur legalizimin e dokumenteve të paautentikuar nëse zgjidhni të paraqiteni personalisht në Ambasadë.
Nga data 11 janar 2024, do të nis procedura e apostilimit të dokumentit të lëshuar nga autoritetet kanadeze, për përdorim në Shqipëri. Për më shumë informacione, mund të konsultoheni me faqen zyrtare të DFATD: https://www.international.gc.ca/gac-amc/about-a_propos/services/authenti... .
5. VËRTETIM I VERIFIKIMIT TË LEJES SË DREJTIMIT (PATENTËS) PËR KONVERTIM
Ky dokument vërteton Lejet e Drejtimit të Automjetit të lëshuara nga DPSHTRR (Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor) në Shqipëri, në dy gjuhë: shqip dhe anglisht. Për tu pajisur me të duhet të ndiqni procedurën e mëposhtme.
Hapi i parë është aplikimi në e-albania.al në këtë link:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=12584
Shënim: Sigurohuni të ngarkoni në sistem edhe faqen e parme dhe të pasme të patentës.
Hapi i dytë, menjëhere pas kryerjes së aplikimit, është dërgimi me postë i dokumenteve:
- Kopje dokumenti identifikimi, pasaportë ose kartë identiteti biometrike;
- Lejen e drejtimit origjinale të vlefshme (pa skaduar);
- Mandatpagesë (shih mënyrën e pagesës);
- Zarfi i parapaguar (shih shërbimin postar).
6. VËRTETIM TË VERIFIKIMIT TË GJENDJES GJYQËSORE (DËSHMI PENALITETI)
Ju mundëson shtetasve shqiptarë marrjen e vërtetimit në dy gjuhë: shqip dhe anglisht për përdorim në Kanada. Për tu pajisur me të duhet të ndiqni procedurën e mëposhtme.
Hapi i parë është aplikimi në e-albania.al në këtë link:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=12583
Shënim:Gjatë aplikimit, në rubrikën që ju kërkohet të ngarkoni autorizimin e konsullit, mjafton të ngarkoni një dokument identifikimi në mënyrë që platforma të pranoj të plotësuar këtë rubrikë dhe më pas të gjenerojë autorizimin, që ju duhet ta shkarkoni, printoni dhe firmosni.
Hapi i dytë, menjëherë pas kryerjes së aplikimit, është dërgimi me postë i dokumenteve:
- Kopje e dokumentit shqiptar të identifikimit (pasaportë ose kartë identiteti);
- Origjinalin e autorizimit të gjeneruar nga platforma, që duhet ta printoni dhe nënshkruani;
- Mandat pagesë (shih mënyrën e pagesës);
- Zarfi i parapaguar (shih shërbimin postar).
7. VËRTETIM KONSULLOR MBI TË DHËNAT PERSONALE
Vërtetimi për të dhënat personale të shtetasit shqiptar në Kanada lëshohet kur nevojitet për përdorim tek autoritetet vendase. Të dhënat personale janë gjeneralitetet si: emër, mbiemër, datëlindje, vendlindje, amësi, atësi, gjendja civile, etj. Për tu pajisur me të duhet të ndiqni procedurën e mëposhtme.
Hapi i parëështë aplikimi në e-albania.al në këtë link:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9775https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9488
Hapi i dytë, menjëherë pas kryerjes së aplikimit, është dërgimi me postë i dokumenteve:
- Kopje dokumenti identifikimi shqiptar (pasaportë ose kartë identiteti) ose certifikatë lindje shqiptare ose dokument apo certifikatë lindje e huaj;
- Mandatpagesë (shih mënyrën e pagesës);
- Zarfi i parapaguar (shih shërbimin postar).
8. VËRTETIM KONSULLOR MBI TË DHËNAT E SAKTA
Vërtetimi lëshohet kur kemi të bëjmë me dokumente të ndryshme që paraqesin të dhëna të ndryshme (p.sh. leje drejtimi dhe pasaporta ose karta ID). Për tu pajisur me të duhet të ndiqni procedurën e mëposhtme.
Hapi i parë është aplikimi në e-albania.al në këtë link:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9775https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9487
Hapi i dytë, menjëherë pas kryerjes së aplikimit, është dërgimi me postë i dokumenteve:
- Dy dokumentet shqiptare me mospërputhje të dhënash;
- Mandatpagesë (shih mënyrën e pagesës);
- Zarfi i parapaguar (shih shërbimin postar).
9. VËRTETIM KONSULLOR IDENTITETI
Vërtetimi lëshohet kur shtetasi shqiptar në Kanada ende nuk ka një dokument zyrtar identiteti të vlefshëm. Për tu pajisur me të duhet të ndiqni procedurën e mëposhtme.
Hapi i parë është aplikimi në e-albania.al në këtë link:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9779https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9775
Hapi i dytë, menjëherë pas kryerjes së aplikimit, është dërgimi me postë i dokumenteve:
- Kopje dokumenti identifikimi shqiptar (pasaportë ose kartë identiteti) ose certifikatë lindje shqiptare ose dokument apo certifikatë lindje e huaj;
- Dy (2) fotografi format pasaporte (4×5 cm, me sfond te bardhe);
- Mandatpagesë (shih mënyrën e pagesës);
- Zarfi i parapaguar (shih shërbimin postar).
10. VERTETIM ÇERTIFIKATE FAMILJARE
Vërtetimi lëshohet për shtetasit shqiptar në Kanada që kanë nevojë ta parqesin për përdorim tek autoritetet vendasetë dhënat e gjendjes civile të trungut familjar. Për tu pajisur me të duhet të ndiqni procedurën e mëposhtme.
Hapi i parë është aplikimi në e-albania.al në këtë link:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9803https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9775
Hapi i dytë, menjëherë pas kryerjes së aplikimit, është dërgimi me postë i dokumenteve:
- Kopje dokumenti identifikimi shqiptar (pasaportë ose kartë identiteti);
- Mandatpagesë (shih mënyrën e pagesës);
- Zarfi i parapaguar (shih shërbimin postar).
11. VËRTETIM ÇERTIFIKATË MARTESE
Vërtetimi lëshohet për shtetasit shqiptar në Kanada kur kërkohet nga autoritetet vendase. Për tu pajisur me të duhet të ndiqni procedurën e mëposhtme.
Hapi i parë është aplikimi në e-albania.al në këtë link:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9486https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9775
Hapi i dytë, menjëherë pas kryerjes së aplikimit, është dërgimi me postë i dokumenteve:
- Kopje dokumenti identifikimi shqiptar (pasaportë ose kartë identiteti);
- Kopje të certifikatës së martesës që dispononi ose mund ta gjeneroni dhe nga ky link: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=11178;
- Mandatpagesë (shih mënyrën e pagesës);
- Zarfi i parapaguar (shih shërbimin postar).
12. VËRTETIM ÇERTIFIKATË LINDJE
Vërtetimi lëshohet për shtetasit shqiptar në Kanada që kanë nevojë ta parqesin për përdorim tek autoritetet vendase të dhënat e gjendjes civile. Për tu pajisur me të duhet të ndiqni procedurën e mëposhtme. Për tu pajisur me të duhet të ndiqni procedurën e mëposhtme.
Hapi i parë është aplikimi në e-albania.al në këtë link:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9777https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9775
Hapi i dytë, menjëherë pas kryerjes së aplikimit, është dërgimi me postë i dokumenteve:
- Kopje dokumenti identifikimi shqiptar (pasaportë ose kartë identiteti) ose certifikatë lindje shqiptare ose dokument apo certifikatë lindje e huaj;
- Mandatpagesë (shih mënyrën e pagesës);
- Zarfi i parapaguar (shih shërbimin postar).
13. VËRTETIM PËR HYRJE-DALJET NË SHQIPËRI
Ky vërtetim mundëson të dhënat për hyrjet dhe daljet tuaja nga Republika e Shqipërisë për një periudhë të caktuar, kur një gjë e tillë kërkohet nga autoritetet vendase. Për tu pajisur me të duhet të ndiqni procedurën e mëposhtme.
Hapi i parë është aplikimi në e-albania.al në këtë link:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9775https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9775
Hapi i dytë, menjëherë pas kryerjes së aplikimit, është dërgimi me postë i dokumenteve:
- Kopje dokumenti identifikimi shqiptar (pasaportë ose kartë identiteti);
- Dokument mbështetës që të justifikojë mjaftueshëm nevojën për lëshimin e vërtetimit (p.sh. kopje të dokumentit të autoritetit kanadez ku kërkohet pajisja me këtë vërtetim);
- Mandatpagesë (shih mënyrën e pagesës);
- Zarfi i parapaguar (shih shërbimin postar).
14. VETËDEKLARIMI PËR HUMBJEN/VJEDHJEN/DËMTIMIN/BLLOKIMIN E DOKUMENTEVE TË IDENTIFIKIMIT
Ky aplikim ofrohet për shtetasit shqiptarë të cilët duan të deklarojnë humbjen, vjedhjen, bllokimin ose dëmtimin e dokumentit shqiptar të identifikimit (Pasaportë ose Kartë ID).
Deklarimi për humbjen apo vjedhjen e dokumenteve shqiptare të identitetit bëhet edhe pranë autoritetit kompetent vendas ku është është konstatuar humbja/vjedhja në Kanada.
Për të kryer vetëdeklarimin pranë Ambasadës ju duhet të aplikoni në e-albania.al në këtë link:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13658
Me marrjen e aplikimit online në e-albania.al dhe kryerjen e verifikimeve të nevojshme do të njoftoheni për t’u paraqitur personalisht në Ambasadë.
Dokumentacioni që do të paraqesni në këtë rast është:
- Dokument identifikimi origjinal, si pasaportë ose kartë identitetit biometrike ose kopje të tyre;
- Çdo dokument tjetër me foto që dëshmon gjeneralitetet tuaja;
- Mandatpagesa (shih mënyrën e pagesës).
15. NJËSIM ME ORIGJINALIN
Vërtetohet/njësohet kopja me origjinalin për diplomat e lëshuara në Shqipërikur kërkohet nga institucionet e Provincës së Kebekut.
Në rastin e diplomave universitare, firma e rektorit duhet të jetë verifikuar më parë pranë rektoratitaktual (siç aktet ligjore e nënligjore e parashijnë për përdorim të dokumentit jashtë vendit).
Në rastin e diplomës së shkollës së mesme, dokumenti duhet të jetë legalizuar më parë nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ).
Procedura që duhet të ndiqni në këtë rast është si më poshtë.
Hapi i parë është aplikimi në e-albania.al në këtë link:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9780
Hapi i dytë, menjëherë pas kryerjes së aplikimit, është dërgimi me postë i dokumenteve:
- Fotokopje e dokumentit shqiptar të identifikimit (pasaportë ose kartë identiteti);
- Dokumenti origjinal që kërkohet të njësohet (diploma + lista e notave);
- Mandatpagesë (shih mënyrën e pagesës);
- Zarfi i parapaguar (shih shërbimin postar).
16. PROKURA TË POSAÇME
Lëshohen prokura të posaçme për veprime të thjeshta përfaqësimi dhe që nuk synojnë lindjen, ndryshimin ose shuarjen në thelb të të drejtave dhe detyrimeve të të përfaqësuarit.
Llojet e prokurave që lejohen dhe nuk lejohen të lëshohen nga Ambasada i gjeni të sqaruara në e-albania.al, në linkun e aplikimit, si më poshtë:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9783
Me marrjen e aplikimit online në e-albania.al dhe kryerjen e verifikimeve të nevojshme do të njoftoheni për t’u paraqitur personalisht në Ambasadë.
Nëse ardhja në Ambasadë nuk është e përshtashme, prokura hartohet pranë një noteri vendas dhe legalizohet që të jetë të vlefshme për përdorim në Shqipëri (shih legalizimin).
17. VIZA
Lëshohen viza për shtetas të huaj me qëndrim të përhershëm në Kanada. Informacion të detajuar mbi regjimin e vizave për shtetasit e huaj në këtë link:
Shtetasit e vendeve për të cilët kërkohet vizë që të hyjnë në RSH, duhet të aplikojnë për vizë në portalin https://e-visa.al/, ku sqarohet çdo detaj i procesit të aplikimit, përfshirë llojin e vizës, dokumentacionin e nevojshëm dhe afatet.
Referojuni tabelës me regjimin e vizave për secilin vend:
Vini re: Shtetasit e huaj të cilët janë të pajisur me travel document, duhet gjithashtu të aplikojnë për vizë hyrëse në Shqipëri pavarësisht vendit të tyrë të origjinës.
18. ÇËSHTJE TË SHTETËSISË SHQIPTARE
- LËNIA E SHTETËSISË SHQIPTARE
Heqja dorë nga shtetësia shqiptare bëhet vetëm në rast se është marrë shtetësia kanadeze apo një shtetësi tjetër ose është marrë premtimi për marrjen e shtetësisë kanadeze.
Lënia e shtetësisë shqiptare bëhet me dekret të Presidentit të Republikës, ndërsa përpunimi i kërkesës për lënien e shtetësisë bëhet nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Kërkesa për lënien e shtetësisë mund të bëhet:
- direkt në Komisariatin e Policisë në Shqipëri duke aplikuar online në e-albania.al në rubrikën “Kërkesë për lënie shtetësie”, në linkun:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9635
2. direkt nëpërmjet Ambasadës duke aplikuar online në e-albania.al në rubrikën “Aplikim për lënie shtetësie shqiptare”, në linkun: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9764
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR HEQJEN DORË NGA SHTETËSIA SHQIPTARE:
1. Kërkesë drejtuar Presidentit të Republikës;
Kërkesa duhet të përmbajë të dhënat e plota të aplikuesit si: emër,mbiemër, datëlindje, vendlindje; adresën e saktë të përhershme të vendbanimit; adresën e saktë të përkohshme të vendbanimit; adresën ku prisni informim për ecurinë e aplikimit tuaj; arsyen e kërkesës për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare; në çfarë viti keni ardhur në Kanada; profesionin që keni ushtruar në Kanada dhe profesionin që keni ushtruar në Shqipëri. Ju, aplikanti, duhet të sqaroni të gjithë veprimtarinë e jetës suaj, duke u shprehur qartë.
Kërkesa duhet nënshkruar me emër, mbiemër, firmë dhe datë nga aplikuesi.
Për fëmijët në moshën 0-14 vjeç, kërkesa duhet hartuar dhe firmosur nga prindëri/it. Për fëmijët mbi moshën 14 vjeç kërkesa duhet firmosur vetë fëmija.
2. Premtim i shtetësisë kanadeze ose dokument shtetësie origjinal;
Kopja e dokumentit duhet noterizuar pranë një noteri të licensuar kanadez dhe përkthyer në gjuhën shqipe, dhe më pas duhen legalizuar (shih legalizimin).
3. Dokument që vërteton rezidencën, vendbanimin tuaj në Kanada (në çdo rast, ky dokument duhet të jetë për të gjithë anëtarët e familjes);
Dokumente që vërtetojnë vendbanimin janë kontrata e qirasë së banesës, kontrata e shit-blerjes së banesës, kopja e lejes së drejtimit (patentës) apo çdo dokument tjetër që ju dispononi që vërteton banesën tuaj.Kopja e dokumentit duhet noterizuar pranë një noteri të licensuar kanadez dhe përkthyer në gjuhën shqipe, dhe më pas duhen legalizuar (shih legalizimin).
4. Çertifikatë lindje;
E gjeneroni direkt nga sistemi e-albania.al, në linkun:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/Packages.aspx?lvl=2&path_code=1048&cat_id=1048
5. Çertifikatë familjare;
E gjeneroni direkt nga sistemi e-albania.al, në linkun:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/Packages.aspx?lvl=2&path_code=1048&cat_id=1048
6. Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore;
E gjeneroni direkt nga sistemi e-albania.al, në linkun:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13259
7. Vërtetim i detyrimeve përmbarimore nga Zyra e Përmbarimit;
E gjeneroni direkt nga sistemi e-albania.al, në linkun:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=12573
8. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit;
Ky vërtetim merret në qytetin që keni Gjendjen Civile në Shqipëri.
9. Vërtetimin nga Prokuroria e Rrethit;
Ky vërtetim merret në qytetin që keni Gjendjen Civile në Shqipëri.
10. Mandatpagesë (shih mënyrën e pagesës).
Lënia e shtetësisë kur kërkohet edhe për fëmijën (bashkë me prindërin/it), nevojitet dokumentacioni i mëposhtëm:
A. Për fëmijët e moshës 14-18 vjeç, nevojiten të gjitha dokumentat e plota, siedhe për shtetasit madhor (mbi 18 vjeç).
Dokument shtesë është Deklarata Noteriale e nënshkurar nga të dy prindërit ose njëri prind (në rast se fëmija ka vetëm një prind ose ka një kujdestar) ku shprehet përlqimi për lënie të shtetasisë shqiptare të fëmijës së tyre.
B. Për fëmijët e moshës 0-14 vjeç nevojiten këto dokumente:
- Premtim i shtetësisë kanadeze ose dokument shtetësie origjinal;
- Kërkesa e prindërve drejtuar Presidentit të Republikës, ku kërkohet heqjen e shtetësisë për fëmijën;
- Çertifikatë lindje shqiptare;
- Deklaratë Noteriale e nënshkurar nga të dy prindërit ose njëri prind (në rast se fëmija ka vetëm një prind ose ka një kujdestar) ku shprehet përlqimi për lënie të shtetasisë shqiptare të fëmijës së tyre.
RREGULLA:
- Dokumentet e lëshuara në Kanada duhen legalizuar (shih legalizimin).
- Dokumentet e lëshuara në Kanada pranohet sipas afatit të vlefshmërisë që përmbajnë vetë dokumentet (por jo më shumë se 2 vjet).
- Dokumentet e lëshuara/marra nga institucionet shqiptare nuk duhet të kapërcejnë 3 muajt e fundit nga data e lëshimit të tyre.
- Vërtetimet/dokumentat që tërhiqen nga Institucionet shqiptare në Shqipëri, duhet të jenë me të dy mbiemrat në rastet kur aplikuesi ka marrë mbiemrin e bashkëshortit.
- Shtetasit që janë të martuar ligjërisht jashtë territorit të Shqipërisë, duhet që gjendja civile (beqar, i martuar apo divorcuar) të jetë e njejtë në të dyja vendet, pasi nëse nuk është e njësuar/unifikuar, nuk hiqet shtetësia shqiptare. Pra, nëse në Kanada jeni ligjërisht i/e martuar, duhet të regjistroni martesën në Zyrën e Gjendjes Civile në Shqipëri dhe të ndryshojë statusi në Shqipëri nga “beqar” në “i martuar”.
- Fëmijët e lindur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë duhet të jenë paraprakisht të regjistruar në Zyrën e Gjendjes Civile në Shqipëri.
- Në rast se fëmija ka vetëm një prind ose ka një kujdestar, aplikimit i bashkëlidhen dokumentet që konfirmojnë kujdestarinë mbi fëmijën.
- Fëmija nën moshën 18 vjeç nuk mund të bëjë kërkesë për heqjen e shtetësisë shqiptare vetëm, por duhet që kërkesa e tij të jetë e shoqëruar bashkë me kërkesën e të paktën njërit prind.
- RIFITIMI I SHTETËSISË SHQIPTARE
Rifitimi i shtetësisë nga personi që ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare për shkak të premtimit për fitimin e një shtetësie tjetër. Personi e rifiton shtetësinë shqiptare në qoftë se nuk ka fituar shtetësinë e premtuar.
Kërkesa për rifitimin e shtetësisë mund të bëhet:
- direkt në Komisariatin e Policisë në Shqipëri duke aplikuar online në e-albania.al në rubrikën “Kërkesë për rifitim shtetësie”, në linkun:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9636
2. direkt nëpërmjet Ambasadës duke aplikuar online në e-albania.al në rubrikën “Aplikim për rifitim shtetësie shqiptare”, në linkun:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9763
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR RIFITIMIN E SHTETËSISË SHQIPTARE:
A. Ish-shtetasi shqiptar, që ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare dhe nuk ka fituar shtetësi tjetër depoziton:
- Kërkesë drejtuar Presidentit të Republikës;
- Çertifikatë lindje
- Çertifikatë familjare;
- Deklaratë noteriale nga çdo aplikant mbi moshën 14 vjeç, për faktin e aplikimit ose jo për të fituar shtetësi tjetër;
- Vërtetimin e njësisë administrative përkatëse për çdo aplikant mbi moshën 14 vjeç;
- Çertifikatë lindje ose vdekje e prindërve të çdo aplikanti;
- Tre (3) fotografi të aplikantit. Nëse keni fëmijë nën moshën 14 vjeç, nevojitet fotografi për secilin prej tyre.
- Mandatpagesa (shih mënyrën e pagesës).
B. Ish-shtetasi shqiptar, që ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare dhe ka fituar shtetësi tjetër depoziton:
- Kërkesë drejtuar Presidentit të Republikës;
- Çertifikatë lindje;
- Çertifikatë familjare;
- Dëshmi penaliteti marrë në Kanada;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore marrë në Republikën e Shqipërisë;
- Dokument i cili vërteton heqjen dorë nga shtetësia shqiptare;
- Mandatpagesa (shih mënyrën e pagesës).