Takim i Ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro me anëtarët e komunitetit shqiptaro-kanadez në Montreal

Në datë 18 dhjetor 2022, në Ditën Kombëtare të Diasporës, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, znj. Mirela Kumbaro, shoqëruar nga z. Ermal Muça, Ambasador i Shqipërisë, zhvilloi një takim, në galerinë Ambigu, me anëtarët e komunitetit shqiptaro-kanadez në Montreal. Gjatë bashkëbisedimit me anëtarët e komunitetit u shkëmbyen një sërë ide për projekte bashkëpunimi në të ardhmen.

Ky takim përkoi dhe me 5-vjetorin e themelimit të kësaj qendre arti, e cila shërben po ashtu edhe si qendër për promovimin e kulturës shqiptare dhe zhvillimin e takimeve të komunitetit shqiptar në Montreal.

 

Adresa

Ambasada Shqiptare
130 Albert Street, suite
302 Ottawa, ON, KIP 5G4

Tel / Fax

Tel. +1 613 236 3053
Tel: +1 613 236 3053
Fax. +1 613 236 0804

Only Emergency Cases! Tel: 001 613 864 75 75

E-MAIL

embassy.ottawa@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00