Takim me drejtuesit e Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze, ACE Society, Albanian Canadian Lawyers Association (ACLA) dhe Bashkimi Kombëtar

Më datë 30 tetor 2022, Ambasadori Muça zhvilloi një takim në ambientet e SHBSHK, në Toronto, me drejtuesit e Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze, ACE Society, Albanian Canadian Lawyers Association (ACLA) dhe Bashkimi Kombëtar .
Fokusi i këtij bashkëbisedimi miqësor, krahas të tjerave, ishte rëndësia e vijimit të angazhimit dhe koordinimit të përbashkët për promovimin e vlerave kombëtare shqiptare, si edhe ruajtjen dhe forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit me institucionet vendase për këtë qëllim.
Gjithashtu u dakordësua realizimi i projekteve të përbashkëta në Asamblenë Legjislative të Ontarios gjatë muajit nëntor, në kuadër të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Muajit të Trashëgimisë Shqiptare, që do të pasohen nga koncerti në Toronto me vepra të kompozitorëve shqiptarë në muajin dhjetor, për nder të 35-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Kanada.

Adresa

Ambasada Shqiptare
130 Albert Street, suite
302 Ottawa, ON, KIP 5G4

Tel / Fax

Tel. +1 613 236 3053
Tel: +1 613 236 3053
Fax. +1 613 236 0804

Only Emergency Cases! Tel: 001 613 864 75 75

E-MAIL

embassy.ottawa@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00