Vërtetimi për të dhënat personale të shtetasit shqiptar në Kanada lëshohet kur nevojitet për përdorim tek autoritetet vendase. Të dhënat personale janë gjeneralitetet si: emër, mbiemër, datëlindje, vendlindje, amësi, atësi, gjendja civile, etj. Për tu pajisur me të duhet të ndiqni procedurën e mëposhtme.
Hapi i parë është aplikimi në e-albania.al në këtë link:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9488
Hapi i dytë, menjëherë pas kryerjes së aplikimit, është dërgimi me postë i dokumenteve:
- Kopje dokumenti identifikimi shqiptar (pasaportë ose kartë identiteti) ose certifikatë lindje shqiptare ose dokument apo certifikatë lindje e huaj;
- Mandatpagesë (shih mënyrën e pagesës);
- Zarfi i parapaguar (shih shërbimin postar).