Në kushtet kur nuk ofrohet ende shërbimi i pajisjes me pasaporta biometrike dhe karta identiteti për shtetasit shqiptarë rezidentë në Kanada, të cilët janë duke kryer procedurën e pajisjes më leje qëndrimi të përhershëm (PR), lëshohet vërtetim me anë të së cilit konfirmohet pamundësia e pajisjes me pasaportë biometrike/kartë ID pranë përfaqësisë.
Për tu pajisur me të duhet të ndiqni procedurën e mëposhtme.
Hapi i parë është aplikimi në e-albania.al në këtë link:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9775
Hapi i dytë, menjëherë pas kryerjes së aplikimit, është dërgimi me postë i dokumenteve:
- Kopje dokumenti identifikimi shqiptar (pasaportë ose kartë identiteti);
- Kopje të dokumentit të emigracionit ku kërkohet pajisja me këtë vërtetim, nëse e dispononi;
- Mandatpagesë (shih mënyrën e pagesës);
- Zarfi i parapaguar (shih shërbimin postar).