Zhvillohet pritja zyrtare me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

 
 

Me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Ambasada organizoi pritjen zyrtare në Otava me praninë e anëtarëve të Qeverisë së Kanadasë, senatorëve, anëtarëve të parlamentit, krerëve të misioneve diplomatike, kolegëve të Departmentit të Punëve të Jashtme, Tregëtisë dhe Zhvillimit të Kanadasë, përfshirë Ndihmës-Zëvendësministrin për Evropën, Lindjen e Mesme dhe Magrebin dhe Shefin e Protokollit të Kanadasë, zyrtarë të niveleve drejtuese nga disa Departamente, miq të Shqipërisë dhe anëtarë të komunitetit shqiptaro-kanadez. Në fjalën e tij përshëndetëse, Ambasadori Ermal Muça, krahas të tjerave, u fokusua në arritjet e Shqipërisë dhe impaktin e shkëmbimeve të nivelit të lartë në bashkëpunimin me Kanadanë në rrafshin dy dhe shumë palësh.
Ahmed Hussen, Ministri kanadez i Zhvillimit Ndërkombëtar, përcolli mesazhet e urimit dhe përshëndetjet në emër të Qeverisë së Kanadasë, gjatë së cilës vlerësoi zhvillimin e marrëdhënieve dhe partneritetit ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë. Duke cilësuar Shqipërinë partner kyç të Kanadasë në rajon, Hussen theksoi se Kanadaja, si partner i ngushtë i BE-së, mbështet plotësisht antarësimin e Shqipërisë në BE.
Gjatë pritjes, znj. Entela Galanxhi, znj. Mara Çakodhe z. Qazim Kallushi, muzikantë shqiptaro-kanadezë nga Toronto, performuan vepra nga kompozitorët shqiptarë dhe të huaj.
 

Adresa

Ambasada Shqiptare
130 Albert Street, suite
302 Ottawa, ON, KIP 5G4

Tel / Fax

Tel. +1 613 236 3053
Tel: +1 613 236 3053
Fax. +1 613 236 0804

Only Emergency Cases! Tel: 001 613 864 75 75

E-MAIL

embassy.ottawa@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00