Znj. Julie Dabrusin do të vijojë të kryesojë Grupin Parlamentar të Miqësisë Kanada-Shqipëri edhe gjatë legjislaturës së re.

Ambasadori Muça ka zhvilluar një takim me znj. Julie Dabrusin, anëtare e parlamentit dhe kryetare e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kanada-Shqipëri, me kontribut të çmuar e të vazhdueshëm për promovimin e vendit tonë në Kanada, si edhe për forcimin e marrëdhënieve dhe lidhjeve ndërmjet dy vendeve.

Ai e ka uruar për zgjedhjen për të tretën herë radhazi si anëtare e parlamentit. Krahas konfirmimit të vazhdimit të rolit të saj si kryetare e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kanada-Shqipëri, bashkëbisedesit janë fokusuar në disa tema me interes përfshirë riaktivizimin e këtij grupi me fillimin së shpejti të Legjislaturës së re, avancimin e bashkëpunimit në rrafshin e diplomacisë parlamentare dhe jo vetëm, si edhe vijimin e nxitjes dhe mbështetjes për çështje me rëndësi të posaçme për komunitetin shqiptaro-kanadez.

Ata kanë vizituar bashkërisht një biznes familjar ndër anëtarët e këtij komuniteti.

Adresa

Ambasada Shqiptare
130 Albert Street, suite
302 Ottawa, ON, KIP 5G4

Tel / Fax

Tel. +1 613 236 3053
Tel: +1 613 236 3053
Fax. +1 613 236 0804

Only Emergency Cases! Tel: 001 613 864 75 75

E-MAIL

embassy.ottawa@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00