Articles

Me rastin e Ditës së Mbrojtjes së të Dhënave, Shqipëria nënshkruan Konventën e Tromsø dhe Konventën 108+ për mbrojtjen e të dhënave personale.

Albanian

Më 28 janar 2022, Ambasadori Dastid KORESHI, Përfaqësues i Përhershëm i Shqipërisë në Këshillin e Evropës, nënshkroi në zyrën e Bjørn Berge, Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm, Konventën e Këshillit të Evropës për Aksesin në Dokumentet Zyrtare (CETS Nr. 205), e njohur gjithashtu si Konventa e Tromsø, duke e çuar numrin e nënshkrimeve në 20.

Dastid KORESHI, Ambasadori i ri i Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës i paraqet Letrat Kredenciale Sekretares së Përgjithshme, zj. Marija Pejčinović Burić

Albanian

Sot, më datë 17 nëntor 2021,  Ambasadori Dastid Koreshi, i prezantoi Letrat Kredenciale Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Evropës Sh.S. Znj. Marija Pejčinović Burić  si Përfaqësues i Përhershëm i Shqipërisë në Këshillin e Evropës.  

Takimi i lamtumirës i Ambasadores Albana Dautllari me Sekretaren e Përgjithshme të KiE-s

Albanian

Ambasadorja Albana Dautllari u takua me Sekretaren e Përgjithshme të KiE, Znj.  Marija Pejčinović Burić në përfundim të misionit të saj diplomatik.

Gjatë takimit Sekretarja e Përgjithshme Buric dhe Ambasadorja Dautllari vlerësuan zhvillimin e marrëdhënieve Shqipëri-KiE,  shprehën kënaqësinë për bashkëpunimin e frytshëm midis Shqipërisë dhe KiE-së dhe shprehën besimin se bashkëpunimi efektiv do të zhvillohet më tej.

Shqipëria për KS 2022 – 2023

Albanian

Shqipëria është zgjedhur për herë të parë anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për periudhën kohore 2022-2023.

Shqipëria u zgjodh anëtare duke u mbështetur nga 175 vende anëtare të OKB-së, teksa në votim morën pjesë 190 vende. Kjo shënon herën e parë të përzgjedhjes në këtë funksion, pas 65 vitesh nga anëtarësimi i saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Komiteti i ministrave të KiE, Xhaçka: Shqipëria gati për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare me BE

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në video-konferencën e sesionit të 131-të të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i cili shënoi përfundimin e Kryesisë së radhës së KiE që mbahet nga Gjermania. 

Ministrja Xhaçka theksoi se Shqipëria beson fuqimisht në multilateralizëm dhe në gjetjen e zgjidhjeve, duke promovuar vlerat e KiE në konsolidimin e demokracisë dhe promovimin e të drejtave të njeriut.

Shqipëria nënshkruan “Konventën e Këshillit të Evropës për Bashkëprodhimin Kinematografik (e rishikuar)”

Albanian

Në datën 17 maj 2021, Ambasadorja e RSH pranë Këshillit të Evropës, znj. Albana Dautllari nënshkroi  me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të KiE, z. Bjorn Berge, “Konventën e Këshillit të Evropës për Bashkëprodhimin Kinematografik (e rishikuar)”, e cila hyn në fuqi pasi të ratifikohet nga  vendi ynë.

Momente kyçe të marrëdhënieve të Shqipërisë me KiE deri në antarësimin e saj të plotë 13 korrik 1995

Albanian

I krijuar në 5 maj 1949, Këshilli i Evropës është organizata më e vjeter politike në Evropë, me fokus forcimin e identitetit kulturor evropian, demokracive pluraliste dhe drejtave të njeriut, ngjalli shumë interes për vendet e Evropes Lindore që po dilnin nga orbita sovjetike dhe po rrëzonin rregjimet komuniste në fund të viteve ’80-të.

Komentet e autoriteteve shqiptare për raportin e ciklit të gjashtë të monitorimit të ECRI për Shqipërinë

Albanian

Sot, më 2 qershor 2020, Komisioni Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI) publikoi raportin e ciklit të gjashtë të monitorimit për Shqipërinë.

Ne mirëpresim botimin e raportit të ECRI dhe rekomandimet e tij dhe shprehim gatishmërinë tonë për të vazhduar punën dhe për të përmirësuar më tej standardet në mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të personave, në respekt të plotë me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Misioni i Përhershëm i Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës zhvilloi një pritje për të festuar Ditën e Flamurit dhe Ditën e Çlirimit

Albanian

Me rastin e festës sonë kombëtare, në datën 21 Nëntor 2019, Misioni i Përhershëm i Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës zhvilloi një pritje për të festuar  Ditën e Flamurit dhe Ditën e Çlirimit, me praninë e Sekretares së Përgjithshme e KiE-së Znj. Marija Pejčinović Burić, Ambasadorë të vendeve anëtare të KiE-s, diplomatë, funksionarë të lartë të Këshillit të Evropës, funksionarët shqiptarë në Këshillin e Evropës, si edhe me praninë e komunitetit të shqiptarëve të Strasburgut.

Shqipëria anëtarësohet në “Konventën për Përpunimin e Farmakopesë Evropiane”

Albanian

Në datën 8 nëntor 2019 Ambasadorja e RSH pranë Këshillit të Evropës, znj. Albana Dautllari i dorëzoi Sekretares së Përgjithshme të KiE, Znj. Marija Pejčinović Burić, instrumentin e anëtarësimit në “Konventën për Përpunimin e Farmakopesë Evropiane”, e cila hyn në fuqi për vendin tonë në datën 9 shkurt 2020.

Pages

Adresa

Misioni i Përhershëm i Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës
2 rue Waldteufel,
67000 Strasbourg

Tel / Fax

Tel. +33 388 36 02 06
Fax. +33 967 15 02 06
Nr. i emergjences: +33 3 88 36 02 06

E-MAIL

mission.coe@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00