Dastid KORESHI, Ambasadori i ri i Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës i paraqet Letrat Kredenciale Sekretares së Përgjithshme, zj. Marija Pejčinović Burić

Sot, më datë 17 nëntor 2021,  Ambasadori Dastid Koreshi, i prezantoi Letrat Kredenciale Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Evropës Sh.S. Znj. Marija Pejčinović Burić  si Përfaqësues i Përhershëm i Shqipërisë në Këshillin e Evropës.  

Gjatë takimit, Ambasadori Koreshi falënderoi Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës Burić  për rolin dhe kontributin e rëndësishëm të ofruar nga KiE në forcimin e standardeve të demokracisë, të drejtave të njeriut në vendin tonë dhe shprehu gadishmërinë e tij për të vijuar dhe forcuar më tej këtë bashkëpunim mes Shqipërisë dhe KiE-s.

Sekretarja e Përgjithshme e KiE-së, zj. Burić i uroi suksese Ambasadorit Koreshi në detyrën e tij dhe u shpreh e gatshme për  të vijuar bashkëpunimin e frytshëm, si me Ambasador Koreshin, ashtu edhe me institucionet shqiptare në funksion të konsolidimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të standarteve të Këshillit të Evropës në Shqipëri.

Adresa

Misioni i Përhershëm i Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës
2 rue Waldteufel,
67000 Strasbourg

Tel / Fax

Tel. +33 388 36 02 06
Fax. +33 967 15 02 06
Nr. i emergjences: +33 3 88 36 02 06

E-MAIL

mission.coe@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00