Mbrëmë, në kuadër të Festivalit Botëror të Teatrit në Zagreb, në HNK2 u shfaq MAMI, vepra e mirënjohur e Mario Banushit dhe trupës së tij greke.
Për Ambasadën e Shqipërisë, kjo mbrëmje kishte një domethënie të veçantë. Mario Banushi është me origjinë shqiptare, ashtu si edhe një nga artistët e trupës. Prania e tyre në skenën greke është një dëshmi e bukur e kontributit dhe pasurisë që njerëzit me origjinë shqiptare kanë sjellë në shoqërinë greke, si dhe e lidhjeve të thella njerëzore e kulturore mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Veçanërisht emocionuese ishte të dëgjoje muzikë shqiptare pjesë të shfaqjes – një kujtesë e fuqishme se si kultura dhe kujtesa udhëtojnë përtej kufijve.
Salla ishte plot dhe shfaqja u prit me duartrokitje të gjata dhe ovacione në këmbë. Pas shfaqjes, Ambasada e Shqipërisë shtroi një pritje për Mario Banushin dhe trupën, së bashku me kolegët tanë të Ambasadës së Greqisë, duke festuar një mbrëmje ku lidhjet kulturore shqiptare, greke dhe kroate u takuan në Zagreb.
Urime Mario Banushit dhe të gjithë ekipit të MAMI!







