Në një prej shesheve kryesore të Zagrebit është organizuar sot, e diel, 14 shtator, manifestimi „Ditët e pakicave kombëtare të Zagrebit“, me mbështetjen e Bashkisë Zagreb dhe Bashkëpunimit të Këshillave dhe Përfaqësive të Pakicave Kombëtare të Qytetit të Zagrebit.
Përfaqësuesit e shqiptarëve organizuan stendën e vet, me libra dhe materiale të tjera promovuese, si edhe prodhime tradicionale shqiptare. Gjithashtu, programi artistik i paraqitur nga Shoqata Kulturore „Shkëndija“ mori duartrokitje nga të pranishmit për këngët dhe vallet popullore nga krahina të ndryshme të Shqipërisë.
Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, z. Ilir Melo vizitoi stendën e pakicës shqiptare dhe ndoqi programin e dhënë me këtë rast.
Zagrebit“, me mbështetjen e Bashkisë Zagreb dhe Bashkëpunimit të Këshillave dhe Përfaqësive të Pakicave Kombëtare të Qytetit të Zagrebit.