Forcimi i një partneriteti të ndërtuar mbi besim, vlera të përbashkëta dhe një vizion të përbashkët për rajonin.
Gjatë vizitës së tij ne Zagreb, Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi rikonfirmoi se miqësia shqiptaro-kroate mbetet themeli i stabilitetit dhe sigurisë në Evropën Juglindore.
Në takimin me homologun kroat Ivan Anusic, të dyja palët theksuan qëndrimet e përbashkëta për paqen, sigurinë dhe integrimin euro-atlantik.
“Bashkëpunimi ynë është i shenjtë në aspektin e integrimit, solidaritetit dhe stabilitetit. Së bashku po ecim drejt Bashkimit Evropian dhe po forcojmë përpjekjet tona për bashkëpunim të mëtejshëm,” u shpreh Ministri Nufi.
Si aleatë në NATO, Shqipëria dhe Kroacia vijojnë të kontribuojnë në sigurinë rajonale, përfshirë edhe përmes misionit KFOR në Kosove. Të dy ministrat theksuan se prania e KFOR-it dhe stabiliteti i Kosovës janë shtylla thelbësore për paqen e qëndrueshme në rajon.
Në vijim, të dy vendet mbeten të përkushtuara për të thelluar më tej marrëdhëniet, përfshirë forcimin e bashkëpunimit mes industrive të mbrojtjes.
#Shqipëria #Kroacia #BashkëpunimiNëMbrojtje #NATO
#SiguriaRajonale #Integrim



