Ambasadori Ilir Tepelena zhvilloi një takim me drejtues të Dhomës Rajonale të Tregëtisë së Pardubice. Çështjet kryesore të bisedimeve ishin potenciali i investimeve çeke në Shqipëri, kryesisht në sektorët e transportit, telekomunikacionit, IT, mbrojtjes, imobiliare, etj., si dhe eksportet e produkteve “Made in Albania” në këtë rajon të Çekisë.
Ambasadori i ftoi investitorët çekë të Rajonit të Pardubice të marrin pjesë në Forumin e Investimeve mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, i cili pritet të mbahet në Tiranë, në datat.13-14 tetor 2025