Këshilla udhëtimi për shtetasit shqiptarë
Shtetasit e Republikës së Shqipërisë nuk kanë nevojë për vizë për udhëtime jofitimprurëse afatshkurtra në Republikën Çeke, e cila është anëtare e zonës Shengen, por u nënshtrohen kërkesave për vizë për qëndrime afatgjatë në Republikën Çeke.
Ju mund të udhëtoni pa vizë në zonën Republikën Çeke, deri në 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore. Kjo vlen nëse udhëtoni:
si turist;
– për të vizituar familjen ose miqtë;
– për të marrë pjesë në takime biznesi, ngjarje kulturore ose sportive;
– për studime ose trajnime afatshkurtra, etj.
Nëse udhëtimi juaj në Republikën Çeke është pjesë e udhëtimit edhe në vende të tjera të Shengen, sigurohuni që e gjithë vizita juaj në këtë zonë të jetë brenda kufirit 90-ditor. Nëse kaloni kufirin 90-ditor pa vizë, do të hasni penalitete deri në ndalim të hyrjes në vendet e Shengenit.
Sigurohuni që pasaporta juaj të vuloset në hyrje dhe dalje të Republikës Çeke dhe/ose zonën Shengen. Nëse jeni vizitor, rojet kufitare do të kontrollojnë vulat tuaja të hyrjes dhe daljes për të kontrolluar se nuk e keni tejkaluar kufirin 90-ditor pa viza për zonën Shengen.
Nëse pasaportës suaj i mungon një vulë, tregoni dëshmi se kur dhe ku keni hyrë ose keni dalë nga zona Shengen (për shembull, kartën e imbarkimit ose biletat).
Në kontrollin kufitar të Republikës Çeke, mund t’ju kërkohet gjithashtu të:
– tregoni një biletë kthimi ose për vazhdimin e udhëtimit nëse pas vizitës në Republikën Çeke do të udhëtoni në një shtet tjetër dhe jo direkt në Shqipëri;
– vërtetoni se keni para të mjaftueshme për qëndrimin tuaj;
– tregoni mbi akomodimit tuaj, etj.
Nëse planifikoni të qëndroni më shumë se 90 ditë në një periudhë 180-ditore në Republikën Çeke paraprakisht duhet të konsultoheni se çfarë lloj vize ju nevojitet me Ambasadës e Republikës Çeke në Tiranë: https://mzv.gov.cz/tirana/en/visa_and_consular_services/index.html
Gjithashtu pasi të pajiseni me vizë kërkoni prej Ambasadës Çeke të informoheni mbi rregullat dhe afatet përkatëse të regjistrimit pranë Policisë se të Huajve, pasi të mbërrini në Republikën Çeke.