Ambasadori Ilir Tepelena zhvilloi një vizitë pune në qytetin Pardubice ku u takua me Kryetarin e Bashkisë, z.Jan Nadrchal. Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në kuadër të decentralizimit – binjakëzim mes një qyteti shqiptar dhe Pardubice, si dhe shkëmbime në fusha me interes të ndërsjellë si ekonomia, turizmi, kultura, sporti, arsimi, mjedisi, etj.
Një nga çështjet më të rëndësishme ishte ajo e mundësisë së vendosjes së fluturimeve direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i qytetit drejt Tiranës që do të sillte përfitime të mëdha në lidhjet mes dy vendeve.