Vizita e parë zyrtare e një Kryeministri Danez

Këtë javë, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, SH.T. Z. Edi Rama, mikpriti në Tiranë Kryeministren e Danimarkës, SH.S. Znj. Mette Frederiksen, në vizitën e parë zyrtare të një Kryeministri danez në vendin tonë. Bisedimet mes dy kryeministrave u shtrinë mbi një sërë çështjesh dhe projektesh, duke vështruar kryesisht fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shqiptaro-daneze dhe rrugën evropiane të Shqipërisë, përfshirë vënien e theksit te përkushtimi i fortë i vendit tonë ndaj vlerave të përbashkëta evropiane, si edhe përforcimin e një partneriteti gjithnjë e më të ngushtë me Ballkanin Perëndimor në kontekstin e sotëm gjeopolitik. Si një kapitull i rëndësishëm për marrëdhëniet dypalëshe dhe miqësinë e thellë shumëvjeçare mes popullit shqiptar dhe atij danez, vizita e Kryeministres Frederiksen në Shqipëri dëshmoi gatishmërinë e të dyja palëve për të punuar së bashku për nxitjen dhe intensifikimin e bashkëpunimit tonë në të gjitha nivelet, si në plan dypalësh ashtu dhe në kuadrin e organizatave ndërkombëtare e forumeve shumëpalëshe, në dobi të ndërsjellë, si dhe në interes të forcimit të paqes dhe sigurisë në Evropë dhe në mbarë botën.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Frederiksholms Kanal 4, st.tv. 1220
Copenhagen, Denmark

Tel / Fax

Tel. + 45/ 33917979
Fax. + 45/ 33917969
Nr. i emergjences
+45 91783183

E-MAIL

embassy.copenhagen@mfa.gov.al

Orari zyrtar

Nga e Hëna në të Premte
09:00 – 17:00