Në datat 1-3 nëntor 2025, Presidenti i Shqipërisë, z. Begaj mori pjesë në Ceremoninë e hapjes së Muzeut të Madh të Egjiptit i ftuar nga Presidenti i Egjiptit, El-Sisi. Me këtë rast, Ambasada e RSh në Kajro dhe Ambasadori z. Shiba kanë organizuar një Takim të Presidentit Begaj me komunitetin shqiptar që jeton në Egjipti – diaspora e vjetër dhe ajo e re, në ambientet e Hotel Sofitel.
Pas fjalës së hapjes nga Ambasador Shiba, Presidenti Begaj ka përshëndetur pjesëmarrësit me një fjalim të ngrohte me theks të veçantë ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare, lidhjet me të forta me atdheun mëmë, si dhe sugjeroi ngritjen e klasave me fëmijë që dëshirojnë të mësojnë gjuhën shqipe. Disa nga pjesëmarrësit e diasporës së vjetër shprehën dëshirën e madhe për të marrë pasaporta shqiptare, për të cilën iu premtua mbështetje nga strukturat përkatëse në Tiranë dhe Ambasada në Kajro.
Newsroom
Vizita e Presidentit të RSH, SH.T.Z. Bajram Begaj në Kajro dhe Takim me komunitetin shqiptar


