Në kuadër të angazhimit të Ambasadës për të promovuar potencialin turistik të vendit tone, më 1 Mars 2026, Ambasadori Sami Shiba zhvilloi një takim me përfaqësues të Mawakeb Travel and Turism, një nga kompanitë kryesore në fushën e turizmit në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë. Qëllimi i takimit ishte për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit në promovimin e turizmit shqiptar, mundësinë e pjesëmarrjes pjesëmarrjes në panairet për turizmin në vendet respektive, dhe, veçanërisht mundësinë e organizimit të grupeve turstike për të vizituar Shqipërinë, duke përdorur fluturime direkte charter, një shans mjaft I mirë për të promovuar potencialin turistik të vendit tone, si dhe për të rritur numrin e turistëve nga Jordania dhe vendet fqinjë të saj që vizitojnë Shqipërinë.
Përfaqësuesit e Mawakeb Travel and Turism, theksuan se Mawkeb është një nga kompanitë kryesore, më të suksesshme, në vitet e fundit, dhe kontribut në zhvillimin dhe promovimin e turizmit në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë, duke ofruar nivelin më të lartë të shërbimeve të udhëtimit, duke përfituar edhe nga përvojat e mëparshme, si dhe e specializuar në programe turistike në Evropë, Lindjen e Mesme, Lindjen e Largët dhe në organizimin e udhëtimeve për individë dhe grupe në vendet turistike në Jordani.
Më tej, përfaqësuesit e Mawakeb Travel and Turism, pasi evidentuan aktivitetin e tyre të sukseshem edhe në disa vende të Europës, dhe duke nënvizuar se Shqiparia, referuar edhe mediave dhe agjensive të njohura ndërkombëtare, vitet e fundit, është një nga destinacionet kryesore turistike dhe më të preferuara, referuar edhe interesit të shtuar të shtetasve jordaneze dhe shtetasve të huaj që punojnë dhe banojnë në Jordani për të vizituar apo kaluar pushimet në Shqipëri, thskuan se janë të interesuar që të zgjerojnë destinacionet turistike, pra të organizojnë grupe turistike nëpërmjet fluturimeve Charter në Shqipëri, dhe, për këtë qëllim kërkuan mbështetjen e Ambasadës për të lehtësuar sa të jetë e mundur procedurat e vizave për turistët jordanezë që dëshirojnë të kalojnë pushimet në vendin tonë.
Ambasadori Shiba duke i falenderuar për interesin për të përfshirë Shqipërinë në destinacionet turistike, u u konfirmoi përfaqësuesve të kompaniësë jordanese mbështetjen e plotë të Ambasadës.


