Shqipëria – një destinacion kryesor turistik për t'u vizituar
Potenciali turistik i zonave bregdetare dhe malore të Shqipërisë është i jashtëzakonshëm. Bukuria natyrore, pozicioni i saj gjeografik dhe klima e këndshme mesdhetare e bëjnë Shqipërinë një vend të veçantë turistik në Evropë gjatë gjithë vitit. Këta faktorë kontribuan në rritjen e numrit të shtetasve të huaj që vizituan Shqipërinë si turistë gjatë vitit 2023 në mbi 10.1 milionë, nga të gjashtë kontinentet, duke përfshirë edhe flukset e turistëve spanjollë, holandezë dhe italianë.
Shqipëria është një vend i magjepsur me një përzierje të veçantë të historisë, natyrës dhe bukurisë kulturore. Disa nga destinacionet më të njohura turistike janë Tirana, kryeqyteti i gjallë dhe qendra kulturore e Shqipërisë, Berati dhe Gjirokastra, qytete të trashëgimisë së UNESCO-s, Kruja, Korça, Shkodra, Thethi, Velipoja, Durrësi, Vlora, Saranda, Himara, Ksamili, etj.
Shqipëria ofron një mozaik të këndshëm përvojash për udhëtarët, nga plazhet e diellit deri te vargmalet malore që testojnë edhe aventurierët më të guximshëm.