Në datat 26 shkurt - 1 mars 2019, Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta, zhvilloi një vizitë shtetërore në Republikën Arabe të Egjiptit, me ftesë të presidentit egjiptian Abdel Fattah El-Sisi. Gjatë kësaj vizite presidenti Meta zhvilloi një numër takimesh të veçanta me drejtuesit kryesorë të Republikës Arabe të Egjiptit, si dhe bëri një vizitë në kanalin e ri të Suezit.
Theksojmë se vizita ishte e një niveli tepër të lartë, ku spikati në mënyrë të veçantë rëndësia që autoritetet e larta të Egjiptit i kishin kushtuar kësaj vizite, si dhe pasqyrimi i gjerë që i bëri asaj media vendase, shtypi audovizual dhe i shkruar.