Konferenca për Sigurinë Kibernetike, Ministrja Xhaçka: Shqipëria po bën çmos për të siguruar kapacitetet dhe infrastrukturën e nevojshme për të përballuar sfidat e sigurisë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në konferencën e organizuar për “Sfidat e sigurisë kibernetike në Shqipëri”, në kuadër të Ditës Kombëtare të Internetit të Sigurt.
Ministrja Xhaçka u shpreh se asnjë vend në botë nuk është sot i aftë të përballojë i vetëm sfidat e sigurisë kibernetike, teksa shtoi se nevoja për të ngritur kapacitete mbrojtëse ndaj këtyre sulmeve po bëhet çështje qendrore në çdo organizatë ndërkombëtare ku Shqipëria bën pjesë.
“Në kontekstin e luftës në Ukrainë, kemi çdo arsye të mendojmë që sulmet kibernetike vetëm sa do të shpeshtohen. Për fat të mirë nuk jemi vetëm. Ky është një vlerësim e një shqetësim që e ndajnë të gjithë aleatët e partnerët. Në vitin e dytë të mandatit tonë në Këshillin e Sigurimit, siguria kibernetike do të jetë një nga temat kryesore që do të trajtohen për të gjeneruar mbështetje e bashkëpunim me sa më shumë vende”, tha ajo.
Kryediplomatja shqiptare vlerësoi mbështetjen e SHBA-ve gjatë sulmit kibernetik që përjetoi Shqipëria, ndërsa theksoi se në muajt në vijim ky bashkëpunim do të përshpejtohet duke prodhuar rezultate konkrete.
Zhvillimi i kësaj konference ka për qëllim krijimin e një ekosistemi të sigurt kibernetik dhe rritjen e qëndrueshmërisë kibernetike në vend, nëpërmjet partneriteteve strategjike, gjithëpërfshirjes në qeverisjen kibernetike dhe kontributit të çmuar të ekspertëve të fushës në vend dhe në Diasporë.

Postal Address

Mission of Albania
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
09:00 - 17:00