Ministrja Xhaçka takon Admiralin Bauer: Vlerësim për rolin e Shqipërisë si aleate e besueshme në adresimin e sfidave të sigurisë

Më datë 7 shkurt, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi një takim pune me Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiral Rob Bauer, i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare pune, gjatë së cilës zhvilloi një seri takimesh me Autoritetet më të larta në Shqipëri.
Ministrja Xhaçka theksoi se Shqipëria do të vijojë të ofrojë kontributin e saj në përpjekjet aktive të NATO-s, për ta mbrojtur dhe siguruar territorin aleat nga çdo kërcenim. Po ashtu, ajo nënvizoi vijimësinë e mbështetjes së vendit tonë për Ukrainën dhe vuri gjithashtu në dukje se Shqipëria mbetet një promovuese e fortë e paqes, sigurisë, dhe e politikës së “Dyerve të Hapura” të NATO-s.
Ministrja Xhaҫka vuri gjithashtu në dukje rëndësinë e vëmendjes ndaj Ballkanit Perëndimor, i cili sipas saj, po përjeton gamën e plotë të efekteve negative të agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, të cilat prekin mes të tjerash aspektet ekonomike dhe energjetike të rajonit.

Postal Address

Mission of Albania
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
09:00 - 17:00