Ministri Bushati zhvillon takim me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Federica Mogherini, me të cilën patën një bashkëbisedim me studentë

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi një takim me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Federica Mogherini, e cila po zhvillon një vizitë në Tiranë. Në takim u diskutua mbi ecurinë e Shqipërisë në rrugëtimin europian dhe mbi zhvillimet më të fundit në vend. 
Ministri Bushati e njohu znj. Mogherini me ecurinë e vendit në kursin e reformave dhe vendosmërinë e qeverisë për përmbylljen e reformës në drejtësi si reforma kyçe për rrugëtimin europian të vendit. 
Pjesë e diskutimeve ishte situata në rajon, thellimi i bashkëpunimit ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, rëndësia e stabilitetit demokratik dhe perspektiva europiane, ku Shqipëria dhe shqiptarët luajnë një rol të rëndësishem në këtë drejtim. Ministri Bushati nënvizoi angazhimin e Shqipërisë për të vijuar kontributin e saj për një rajon të kyçur në rrjedhat euro-atlantike. 
Më pas, Ministri Bushati dhe znj. Mogherini morën pjesë në një bashkëbisedim me studentë që kanë kryer studimet në vendet anëtare të BE-së falë programit Erasmus. Në fokus të këtij bashkëbisedimi ishte roli dhe kontributi që mund të japin ata në funksion të zhvillimit dhe avancimit të vendit në rrjedhat europiane.

Postal Address

Mission of Albania
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
09:00 - 17:00