Zëvëndës Ministrja Fino në Samitin Evropian të Salzburgut: Shqipëria gati për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare

Zëvëndës Ministrja Megi Fino ishte pjesë e Samitit Evropian të Salzburgut të organizuar nga Instituti i Rajoneve të Evropës (IRE) më 26 shtator 2021.
Në panelin Zgjerimi në Ballkanin Perëndimor-Rrugë pa krye apo Korsi e shpejtë, ajo diskutoi mbi temën “Dinamika dhe e ardhmja e politikës së zgjerimit në hijen e Pandemisë së COVID-19” me 6 kolegë të tjerë nga rajoni dhe Austria.
Zëvëndës Ministrja Fino nënvizoi se Shqipëria është një partner i besueshëm dhe gati për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE. Çdo vonesë mund të shkaktojë probleme besueshmërie për BE dhe për politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Gjithashtu, ajo theksoi se integrimi në BE është fymëzim për reformat e brendshme dhe bashkëpunimin rajonal. 
Në fjalën e saj, Zv.Ministrja shprehu se BE po luan rol shumë të rëndësishëm në rajon, por duhet të merren vendime të rëndësishme që procesi të shkojë përpara

Postal Address

Mission of Albania
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
09:00 - 17:00