Me 16 dhjetor 2025, me moton “Nga vreshtat e Ballkanit drejt e në zemrën e Europës” në Shtëpinë e Shqipërisë, në Bruksel, në praninë e Kryeministrit Edi Rama dhe nën patronazhin e Komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, Misioni shqiptar pranë BE-së dhe Ambasada e Shqipërisë në Bruksel, së bashku me Misionet pranë Bashkimit Evropian të Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, organizuan një aktivitet degustimi të verërave nga Ballkani Përendimor.

Vendet pjesëmarrëse të rajonit prezantuan varietete të ndryshme të verërave si dhe disa prej produkteve ushqimore autoktone, përpara një audience të përbërë nga përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së, institucioneve evropiane, gazetarë e studiues në Bruksel, si nga vendet e rajonit.

Në një atmosferë të ngrohtë e festive, mbrëmja shpalosi si rallë herë vlerat e përbashkëta, ndërthurjen e traditës, harmoninë, bashkëjetesën, pasurinë kulturore e kulinare të vendeve të rajonit, përmes identifikimit të trashëgimisë që ndihmon në ndërtimin e të ardhmes dhe përkatësisë evropiane të përbashkët.
Përfaqësues të kantinës Arbëri shërbyen për të pranishmit produket e tyre si dhe të tjera nga Shqipëria, shoqëruar me produkte ushqimore të përzgjedhura nga Shqipëria.



