THIRRJE E HAPUR NGA KOMISIONI EVROPIAN: “Zëri juaj për Zgjerimin e BE-së”
Komisioni Evropian ka hapur thirrjen për aplikime “Zëri juaj për Zgjerimin e BE-së” (Your Voice on EU Enlargement), për mbështetjen e organizimit të aktiviteteve informuese dhe angazhuese mbi zgjerimin e Bashkimit Evropian në shtetet anëtare të BE-së.
Kjo iniciativë synon ta afrojë debatin mbi të ardhmen e një Bashkimi Evropian me më shumë shtete anëtare pranë qytetarëve dhe komuniteteve lokale. Aktivitetet mund të organizohen në forma të ndryshme, si debate, punëtori, konferenca, tryeza të rrumbullakëta, ekspozita, aktivitete kulturore ose veprimtari të zhvilluara paralelisht me ngjarje të tjera lokale. Ato mund t’i ndihmojnë pjesëmarrësit të kuptojnë më mirë procesin e anëtarësimit në BE, vendet aktuale kandidate, si dhe mundësitë dhe sfidat që sjell zgjerimi i Bashkimit Evropian.
Thirrja është e hapur për organizata, si dhe inkurajohen veçanërisht aplikimet e përbashkëta, përfshirë partneritetet ndërmjet organizatave nga shtetet anëtare të BE-së dhe vendet kandidate. Projektet e përzgjedhura mund të përfitojnë mbështetje financiare deri në një shumë maksimale prej 20,000 euro.
Për më shumë informacion dhe për të aplikuar, klikoni në linkun e mëposhtëm:


