“Shqipëria në Këshillin e Sigurimit”, Ministri Hasani: Realizuam me sukses një nga detyrat më kërkuese në politikën e jashtme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme organizoi takimin përmbyllës “Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, kontribut për paqen dhe sigurinë globale gjatë kohërave më sfiduese”.
Ministri Igli Hasani theksoi se Shqipëria realizoi me sukses një nga detyrat më kërkuese në politikën e jashtme, duke rritur ndjeshëm profilin dhe imazhin e saj në arenën ndërkombëtare.
“Vendet e vogla, si Shqipëria, janë të destinuara të jenë dëshmitare të ngjarjeve të mëdha të kohës. Ama, ka një fushë ku vendet e vogla mund të konkurrojnë edhe me fuqitë më të mëdha. Kjo është fusha e ideve dhe e parimeve. Aty jemi të gjithë të barabartë të konkurrojmë e të dëgjohemi”, tha kryediplomati shqiptar.
Ambasadori Ferit Hoxha u shpreh se mandati në KS e përfshiu Shqipërinë në hartën globale. Sipas tij, kjo eksperience e vyer do të shërbejë për të forcuar kapacitetet tona.
Ish-Ministrja Olta Xhaçka, përmes një videomesazhi, vlerësoi partnerët që sipas saj e ndihmuan Shqipërinë që ta kthente mandatin e saj në KS në një histori suksesi.
Përfaqësuesja e SHBA në OKB, Linda Thomas-Greenfield, nëpërmjet një videomesazhi, vlerësoi Shqipërinë si një aleate të çmuar të SHBA-ve në KS, teksa theksoi se ekipi shqiptar i tejkaloi pritshmëritë e të gjithëve me përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, vlerësoi rolin e Shqipërisë në arritjen e objektivave të BE në KS, teksa u shpreh se Shqipëria ishte në përputhje me pozicionin e BE në mënyrë konsistente.
Pjesë e panelit në këtë aktivitet ishin edhe i Ngarkuari me Punë i SHBA-ve në Tiranë, David Wisner, si dhe Ambasadorët e Zvicrës dhe Sllovenisë në Tiranë, Ruth Huber dhe Peter Japelj.
Pas afro 7 dekadash anëtarësi në OKB, Shqipëria ishte për herë të parë në historinë e saj, anëtare e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Vendi ynë shërbeu në KS të OKB nga janari 2022 deri në dhjetor 2023

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00