100-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Ministrja Xhaçka: Shtetet e Bashkuara sot, një partner strategjik i Shqipërisë dhe shqiptarëve

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në aktivitetin kushtuar 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe ShBA-ve.
Ministrja Xhaçka shprehu mirënjohje për gjithçka ShBA ka bërë për Shqipërinë ndër vite dhe së fundmi për mbështetjen në procesin e anëtarësimit në BE.
“Ne jemi sot një vend që jep një kontribut real për sigurinë, stabilitetin e paqen në rajon, por edhe më gjerë. Shqipëria në Këshillin e Sigurimit po jep sot një kontribut real në adresimin e çështjeve madhore që shqetësojnë sigurinë e paqen në botë. Ne kemi hedhur hapa të jashtëzakonshëm drejt modernizimit, evropianizimit, ndërtimit të një demokracie funksionale e të konsoliduar të bazuar tek sundimi i ligjit”, u shpreh kryediplomatja shqiptare.
Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe ShBA-ve u vendosën në vitin 1922. Pas 50 vitesh shkëputjeje nga regjimi komunist që egzistonte në Shqipëri, Shqipëria dhe ShBA rivendosën sërish marrëdhëniet diplomatike në vitin 1991.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00