110 vjetori i Pavarësisë, Ministrja Xhaçka: Shqipëria sot kontribuese e denjë në sfidat që prekin mbarë botën

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka uruar të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë dhe Ditës së Flamurit
Ministrja Xhaçka theksoi se ky është një moment krenarie për gjithë shqiptarët, por edhe një moment për të reflektuar mbi arritjet dhe punën që duhet çuar përpara.
“Sot Shqipëria është një realitet krejt ndryshe. Vendi ynë, kombi ynë është rreshtuar në anën e duhur të historisë ashtu si 110 vjet më parë kur shqiptarët triumfuan në luftën e tyre për pavarësi. Sot, Shqipëria është anëtare e NATO-s, ka hapur negociatat me BE-në, qëndron e ulur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe po kontribuon në disa prej çështjeve më të rëndësishme me të cilat bota po përballet”, u shpreh ajo në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale.
Më 28 Nëntor 1912, u hap Kuvendi i Vlorës me 37 delegatë nga e gjithë Shqipëria. Kryetar i tij u zgjodh Ismail Qemali, i cili deklaroi se shpëtimi i vetëm i Shqipërisë është shpallja e pavarësisë, krijimi i qeverisë, zgjedhja e pleqësisë, që do ta kontrollojë atë dhe dërgimi i një komisioni, për të mbrojtur çështjen shqiptare para Fuqive të Mëdha.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00